Propozohet kandidati i PD për Bashkinë e Dibrës/ Mat Tv e zbuloi disa javë më parë

0
13

Është zbuluar këtë të enjte kandidati i tretë që do të garojë për kryetar të Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars. Dega e Partisë Demokratike në Dibër i ka propozuar qendrës emrin e Luan Hakës si kandidat për të garuar me 6 Mars. Ndërkohë që përzgjedhja e Hakës është bërë mes disa emrave të propozuar nga baza në degë, ku më pas u vendos që ai t’i propozohej kryesisë. Luan Haka ka qenë i angazhuar prej shumë vitesh në Partinë Demokratike në Dibër. Ai ka mbajtur disa poste drejtuese në institucione kyçe në zonë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të Prillit të vitit të kaluar, ai ishte kandidat për deputet në Qarkun Dibër i radhitur i pesti në listën e Partisë Demokratike.

Kandidatët që do të tentojnë të marrin drejtimin e Bashkisë së Dibrës për të paktën një mandate 1 vjeçar është Rrahim Spahiu i Partisë Socialiste, Luan Haka i Partisë Demokratike dhe Premtim Kryemadhi i kampit të Berishës i cili do të jetë në koalicion edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.