
Ministri i drejtësisë Ulsi Manja i ka përmendur në Kuvend, Lulzim Bashës ardhjen e prokurorëve belg në Shqipëri për hetimin e dosjes së Toyota Yaris, ku do të pyetet edhe Lulzim Basha. Manja tha se as nuk i injoron dhe as nuk i shmanget drejtësisë apo çdo autoritet gjyqësor brenda dhe jashtë vendit.
‘Në 8 mars, do të jap një dhuratë një tufë me lule për humbjen e radhës në Dibër. Mos u merr me Dibrën dhe dibranët po shihni hallet që ju kanë rënë në shtëpinë tuaj. Sa për dosjen 184 Basha e kam me ty. Ji në rregull ti, sa çjam unë me drejtësinë. Po je ti i gatshëm të dalësh para drejtësisë siç jam unë. Je në rregull? Unë nuk i shmangem drejtësisë as me procedurë as me raporte mjeku dhe as nuk i injoroj thirrjet që vijnë nga çdo autoritet gjyqësor brenda dhe jashtë vendit.’- tha Manja.