Rekamë

   Universiteti Politeknik i Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, prezantuan përmes një ekspozite në prani të përfaqësuesve të institucioneve, grupeve të interesit dhe sudentëve të arkitekturës projektin për zhvillimin e Martaneshit të titulluar “Akademia e Martaneshit”. Sipas hartuesve të këtij projekti, ai synon zhvillimin e përgjithshëm të krahinës së Martaneshit, si në infrastrukturën rrugore, turizmin malor, hapjen e vendeve të reja të punës etj.

Teki Kurti, Gjergji Islami, Esmeralda Cuka thanë se krahina e Martaneshit ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi për shkak të pozicionit gjeografik dhe resurseve të mëdha natyrore që ka.

Ky plan i zhvillimit pritet të konkretizohet me projekte në investime në fusha të ndryshme, për t’i dhënë një hov ekonomik krahinës së mirënjohur të Martaneshit.