Projekt për restaurimin e Xhamisë Allajbegisë në fshatin Burim, në Dibër

0
22

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë kryer inspektimin e radhës në Xhaminë e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së I-rë.

Inspektimi kishte për qëllim evidentimin e problematikave të monumentit si dhe të gjendjes së tij strukturore dhe arkitektonike.

Më tej do të vijohet me hartimin e projektit të restaurimit.

Xhamia e Allajbegisë ndodhet pranë fshatit Burim, në Dibër. Kjo xhami i takon tipologjisë së xhamive të vogla, e përbërë nga salla e lutjeve, nafili dhe minarja. Ky objekt kulti është një ndërtim i gjysmës së dytë të shek. XVI, bazuar në teknikën e ndërtimit dhe burimet historike.