Rekamë

Mijëra ton qershi kanë mbetur në pemë këtë vit në Dibër për shkak të mungesës së tregut. Ky vit ishte i mbarë sa i përket prodhimit dhe cilësisë së frutit të qershisë, por fermerët përballen me mungesën e tregur dhe fuqisë punëtore.
Është vërtet e tmerrshme të shohësh pemtoret e pa vjelura dhe frutat që po kalben në pemë pasi dora e parë e prodhimit ka kaluar në tej pjekje. Megjithëse çmimi i një kilogrami qershi në Tiranë e Durrës varion nga 180 deri në 300 lekë, tregtarët e kërkojnë në Dibër me 30 lekë kilogrami po aq sa është kostoja e vjeljes. Mungesa e një tregu të mirfilltë, dhe e pikave të grumbullimit ka bërë që qindra kuintal qershi që mblidhen të dalin në treg e të mos shiten, për pasojë prodhuesit i derdhin duke mbushur përrenjtë e kanalet.
Vetëm në Bashkinë Dibër janë të regjistruara 371 hektarë me qershi që prodhojnë mbi 2700 tonë prodhim, ndërsa këtë vit ka një rritje me 10% të sipërfaqes së mbjellë dhe me 15% të prodhimit.