Ballina SOCIALE Procesionarja “zbret” nga pisha

Procesionarja “zbret” nga pisha

0

Sëmundja e procesionares së pishës tashmë është kthyer në emergjencë kombëtare pasi pothuajse të gjitha masivet pyjore në të gjithë vendin janë prekur.

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi në seancën parlamentare të së Hënës deklaroi se në të gjithë vendin janë rreth 150 mijë hektar pishë të infektuara nga procesionarja. Ai tha se do të nisë ndërhyrja në pranverë për të luftuar insektin shkatërrues.

Ndërkohë gjatë një vëzhgimi të bërë në masivin pyjor me pish mbi fshatin Shëlli të Njësisë Administrative Macukull, rezulton që procesionarja të ketë çarë qeskat dhe të ketë zbritur në tokë, kjo edhe për faktin se gjatë muajit Janar temperaturat ishin më të larta dhe procesi është përshpejtuar. Shumë masive pyjore në të gjithë Qarkun Dibër janë drejt thajres së plotë, sidomos në zonën e Bulqizës dhe një pjesë të Klosit. Procesionarja ka tharë majat e degëve të pishave duke i shkaktuar një dëmtim total të gjithë pemës. Kjo sëmundje shfaqet tek Pisha e zezë e cila rritet në pyje me reliev të thyer dhe në lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit.
Procesionaria është një dëmtues biologjik tepër i rëndë për pyjet me pisha, që çon deri në tharje të plotë të pemës.
E vetmja përpjekje për ndërhyrje u bë në mars të vitit 2015 nga Ministria e Mjedisit. Një aksion që luftonte procesionaren në mënyrë mekanike u shtri në mijëra hektarë pyje me pisha në gjithë vendin, por edhe kjo nuk dha rezultat.

Exit mobile version