Procesionarja apo e njohur ndryshe si krimbi i pishës tashmë nuk është e panonjur, pasi prej vitesh ajo gjendet në masivet pyjore me pishë në të gjithë vendin. Ndonëse është ngritur si shqetësim tepër i madh nga specialistët e fushës, ajo vijon të jetë prezente në më shumë se 80% të mësiveve pyjore me pishë të zezë në vendin tonë. Ndërkohë, fushatat për asgjësimin e këtij insekti në drurët e pishës kanë qenë të pakta, ndërsa iniciativa më e madhe e vetme mbetet ajo e vitit 2015, ku u ndërhy në mënyrë mekanike në disa masive, përfshirë këtu edhe Qarkun Dibër.
Specialistët thotnë se koha e përshtatshme për të ndërhyrë është ajo e dimrit, nga muaji Dhjetor deri në muajin Mars, por Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nuk ka vënë në zbatim ndonjë plan konkret për të luftuar këtë parazit.
Procesionarja tashmë mund të thuhet se është në bashkëjetesë me drurin e pishës, pasi ajo vijon rregullisht ciklin e saj. Për shkak të temperaturave të larta, krimbat e pishës kanë nisur të dalin nga qeskat për tu futur në tokë, ndërsa në verë kthehen në flutur e më pas rindërtojnë qeskat po në drurin e pishës, për të kaluar muajt e dimrit të sigurta.