
Dihet qe procesonarja e pishës prej vitesh po demton masive te medha me pisha, por se fundmi ajo po shkakton alergji per banoret e Fushë Bulqizës qe jetojnë prane këtyre masiveve me pishë.
Një problem të tillë po e vuajnë edhe banoret e lagjes “Alliaj” ne Fushe Bulqize pasi vemja e procesionares gjate kohes se shtimit futet brenda banesave te tyre duke shkaktuar alergji si tek femijet edhe te rriturit, dhe madje disa prej tyre kane perfunduar edhe ne regjim spitalor.
Disa vite me pare ndermarja e sherbimit pyjor pati nderhyre me mjete rrethanore per eleminimin fizik të qeskave te procesonares duke i prere dhe djegur, por perseri ky problem vazhdon te jete i pranishem ne masivet me pisha.
Në këto kushte banoret i bëjnë thirrje instancave pergjegjëse te marin masa te menjehershme per eleminimin e procesonares qe ka pushtuar masivin e pishave në Fushë Bulqizë, duke u bere burim rreziku për shëndetin e banorëve dhe prishjen e ekosistemit te pishave.