Ballina SOCIALE Procesionarja e pishës, ekspertët: luhatjet e temperaturave kanë ndihmuar luftën ndaj saj

Procesionarja e pishës, ekspertët: luhatjet e temperaturave kanë ndihmuar luftën ndaj saj

0

Kemi folur shpesh për procesionaren e pishës e cila prej vitesh është kthyer në problemin më të madh të sipërfaqeve me pishë të zezë në vendin tonë. Ekspertët kanë këshilluar mënyra të ndryshme luftimi të saj që nga ai mekanik me anë të prerjes e më pas djegies së qeskave, mënyra kimike me anë të spërkatjes nga ajri e ajo biologjike duke krijuar insekte që hajnë procesionaren. Por asnjëra nga këto metoda nuk është përdorur masivish nga autoritetet, duke bërë që procesionarja ta zhvilloi aktivitetin e saj biologjik e pashqetësuar.
Por këtë vit është vënë re që vetë natyra e ka luftuar insektin në fjalë. Duke qenë se larvat e procesionares dolën nga qeskat e bardha që në muajin Mars, ulja e ndjeshme e temperaturave në fund të këtij muaji dhe në fillim të Prillit, ka bërë që të vrasë një numër të madh të procesionares.
Ekspertët kanë vënë re në qeskat që ishin të çara por që larvat nuk ishin arratisur, më shumë se 90% e larvave janë gjetur të ngordhura. Sipas ekspertëve kjo ka ndodhur për shkak të rënies për disa ditë me radhë të temperaturave disa gradë nën zero.
Banorët kërkojnë që kjo pasuri natyrore të ruhet dhe të mbrohet jo vetëm nga parazitët por edhe nga njerëzit.
Në të gjithë vendin numërohen më shumë 150 mijë hektarë pishë e zezë e prekur nga procesionarja.

Exit mobile version