Ballina AKTUALITET Procesionaria e pishës, ekspertët: mos i prekni

Procesionaria e pishës, ekspertët: mos i prekni

0

Kjo është procesionaria apo e njohur ndryshe si krimbi i pishës. Që prej muajit Mars ajo ka nisur ciklin tjetër të jetës, të zbritjes nga pema e pishës për të hyrë në tokë. Por në këtë formë të saj, ekspertët thonë se është problematike edhe për njeriun. Sipas specialistëve vemjet kanë qime irrituese të cilat në kontakt me lëkurën, sidomos vemjet e moshës së dytë e lart, shkaktojnë irritime serioze me skuqje. Prandaj, krahas dëmit të madh ekonomik që shkaktohet në pyjet me pisha, ka edhe një dëm në shëndetin publik.

Duke u nisur nga kjo, specialistët këshillojnë që të mos preket asnjë nga krimbat e procesionares, sidomos ata që kanë afër masive pyjore me pishë që është e infektuar apo barinjtë që kullotin bagëtinë afër tyre.

Thuajse asnjë masiv pyjor nuk i ka shpëtuar infektimit nga procesionaria. Një ndër ta është edhe ky në fshatin Skënderaj të Njësisë Administrative Suç të Bashkisë Klos.

Si çdo masiv tjetër, edhe pishat këtu janë të mbushura me qeskat e procesionares të cilat pasi kanë kaluar dimrit brenda tyre, i janë drejtuar tashmë tokës për të kaluar muajt e nxehtë të verës e për tu rikthyer në pemë nga fillimi i vjeshtës në formën e fluturës.

Exit mobile version