Rekamë


Strukturat e D.V.P.Dibër të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Procedohen penalisht 20 shtetas, konkretisht 1 i kapur nga kërkimi, dhe 19 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

U kap dhe ndalua një shtetas i dënuar për “Vjedhje”.

U goditën nga Policia 7 raste të “ndërtimit i paligjshëm”, me 7 autorë të proceduar penalisht.

U evidentuan dhe goditën 2 raste të “prerjes së paligjshme të pyjeve”.

Kanë vijuar takimet sensibilizuese në çdo njësi administrative në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike .

Në kuadër të 5-Majit, “Dita e Dëshmorëve të Atdheut”, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në shenjë respekti e nderimi për të gjithë dëshmorët që sakrifikuan gjënë më të shenjtë, jetën e tyre, për të mbrojtur jetën me jetë. Drejtues dhe punonjës të Policisë së Dibrës, vendosën lule pranë varrezave, si dhe zhvilluan vizita në familjet e Dëshmorëve.