Problemet me ujin e pijshëm, UK Bulqizë 4 grupe pune për monitorimin e situatës

0
7

Ndërmarrja e Ujësjellës-kanalizimeve Bulqizë është angazhuar me katër grupe pune për mbajtjen nën kontroll të situatës së furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Asllan Daxha tha se për të penguar ngrirjen e tubacioneve të linjave të abontetit, këtij të fundit i është kërkuar ta mbajë ujin hapur në mënyrë që të mos ketë ngrirje. Kjo sipas tij do të pasohet me mosfaturimin në muajin Janar. Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Bulqizë, Asllan Daxha u shpreh gjithashtu se problemet deri tani kanë qenë sporadike kryesisht në zonat rurale, por që tani për tani të gjithë qytetarët furnizohen me ujë të pijshëm paprobleme.

  Mbrëmjen e kaluar temperatura në qytetin e Bulqizës ka zbritur në -17 gradë Celsius ndërsa mbrëmja e sotme pritet të jetë më e ftohta e këtyre ditëve të Janarit.