Problemet me rrjetin e energjisë elektrike në Melan, OSHEE bën gati ndërhyrjen

0
9

  Pak muaj më parë banorët e fshatit Melan në Bashkinë e Dibrës u ankuan publikisht për gjendjen skandaloze të rrjetit të përcjelljes së energjisë elektrike. Siç duket nga pamjet, shtyllat që mbajnë telat përcjellës janë gati në shembje të plotë, ndërsa pemët bën të mundur që sa herë ka erë, energjia të mungojë. Banorët kërkuan publikisht ndërhyrjen e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në mënyrë që problemi të zgjidhej përfundimisht. Pas transmetimit të lajmit nga ana jonë, OSHEE ka bërë të mundur dërgimin e shtyllave për të zëvendësuar ato me probleme. Dashamir Rama tha se reagimi i OSHEE erdhi vetëm pasi problemi u bë mediatik, ndërsa shton se ende nuk është bërë ndërhyrja e nevojshme për të stabilizuar rrjetin përcjellës të fshatit të tyre.

Nga ana tjetër, banorët thonë se prej vitesh në fshatin e tyre nuk është bërë asnjë investim në rrjetin elektrik, ndërsa faturat e energjisë paguhen të gjitha.