Problemet e rrugës nacionale Burrel – Skuraj që vijojnë të shkaktojnë aksidente, ndërsa nuk merret asnjë masë

0
9

 Gjendja e rënduar e rrugës nacionale Burrel – Skuraj vijon të shkaktojë aksidente. Vetëm pak ditë më parë një mjet me të cilin po udhëtonin 6 anëtarë të një familjeje nga Dibra, përfundoi poshtë kësaj ure e për fat të mirë nuk pati viktima. Ky është aksidenti i tretë që ndodhi pikërisht mbi këtë urë që gjendet në fshatin Kokërdhok dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar ende asnjë të vdekur. Shkak i aksidenteve në këtë segment dyshohet të jenë çedimet dhe saltrot e rrugës. Mjetet i shmangen pjesës së dëmtuar dhe përfundojnë poshtë urës. Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga aksidenti me 6 të plagosur, autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë ende asnjë masë, mnimumi për tëvendosur sinjalistikën dhe barrierat anësore të rrugës. Zef Lepuri është banori që ka asistuar në nxjerrjen nga gremina e disa mjeteve. Ai shprehet se gjendja e rrugës është tejet problematike.

Nga ana tjetër, drejtuesit e mjeteve kërkojnë që masat të merren sa më parë, pa ndodhur ende ndonjë tragjedi.