Problemet e fshatit Çerenec. Banorët: Ndihemi të braktisur
Fshati Çerenec i Sipërm në Njësinë Administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës është ndër fshatrat më të braktisur në këtë bashki. Banorët numërojnë një sërë problemesh jetike për ta. Mungesa e ujit të pijshëm, energjisë elektrike, e shërbimit shëndetësor juan kanë vështirësuar jetesën banorëve të Çerenecit të Sipërm. Ata shprehen se politikanët vendor e qëndror shkojnë aty vetëm në fushata elektorale e më pas nuk shkojnë më aty. Banorët e indinjuar nga mungesa e investimeve shprehen se janë totalisht të braktisur prej 30 vitesh.
Nga ana tjetër, banorët ironizojnë që kanë patur më shumë kushte jetese në periudhën e regjimit monist se sa në këtë sistem të instaluar pas viteve 90-të.
Megjithëse fshati Çerenec i sipërm ndodhet jo shumë larg rrugës nacionale Bulqizë – Peshkopi, investimet në infrastrukturë duket që kanë munguar në 3 dekadat e fundit.