Probleme edhe në rrugën e Arbrit, shembje dherash në Shkallë të Xibrit, fryrja e zallit të Murrizes rrezikon argjinaturën

Probleme edhe në rrugën e Arbrit, shembje dherash në Shkallë të Xibrit, fryrja e zallit të Murrizes rrezikon argjinaturën

Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme edhe në rrugën e Arbrit.

Në segmentin e Xibrit, nga tuneli i Murrizit deri tek tuneli numër dy në fshatin Shkallë, ka prezencë të ujit e në disa vende rrëshqitje dherash.

Ndonëse qarkullimi ka vijuar normalisht deri tani në rrugën e Arbrit, fryrja e tokës si pasojë e reshjeve të pandërprera ka bërë që në shpatet e malit të plasin burime uji që krijojnë shembje të dherave.

Po ashtu, fryrja e zallit të fshatit Xibër – Murrize rrezikon argjinaturën mbrojtëse të rrugës në fshatin Shkallë si dhe rrëmbimin e urës së lagjes “Metaj”.

Gjithashtu në tunelin numër 5 të rrugës së Arbrit, që del mbi urën e Vashës, mungoi energjia elektrike në 90% të gjatësisë për shkak të dëmtimit të rrjetit ndriçues.

Në segmentin e fshatit Plan i Bardhë nuk pati probleme në shembjen e gurëve për shkak se skarpata është e veshur me rrjetë dhe beton nëpërmjet një investimi të veçantë prej afro 10 milion euro, vetëm pak muaj më parë.