Prishtina Ngrihet në Protestë: "Drejtësi, jo Politikë" Për Ish-Krerët e UÇK-së

Prishtina Ngrihet në Protestë: "Drejtësi, jo Politikë" Për Ish-Krerët e UÇK-së

Siç ishte parashikuar, një protestë paqësore në nder të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka nisur në Prishtinë, duke shënuar 18 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Qytetarë, përkrahës të UÇK-së dhe shoqëria civile janë mbledhur në qendër të kryeqytetit, duke protestuar kundër kërkesës së Gjykatës së Hagës, e cila ka kërkuar 45 vite burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Me moton fuqishëm 'Drejtësi, jo politikë', rruga kryesore e Prishtinës është mbushur plot me protestues, të cilët kërkojnë lirimin e katër politikanëve të arrestuar.

Në protestë janë parë figura të larta të politikës kosovare, mes tyre edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Po ashtu, të pranishëm janë edhe Ali Ahmeti dhe përfaqësues të politikës shqiptare, si Taulant Balla dhe Ulsi Manja.