Tre familje të cilat tërmeti i 26 Nëntorit i la pa banesë e për më shumë se dy muauj qëndruan në çadër, tashmë do të kenë një strehë më të sigurtë. Me kontributin e fondacionit “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, i cili drejtohet nga Princeshë Elia Zaharia Zogu dhe Princ Leka II, për tre famijet e identifikuara nga Bashkia e Matit, u sigurua nga një kontenjer banesë. Një prej familjeve që ka përfituar nga ky donacion ishte edhe ajo e Paulin Hojt nga fshati Kokërdhok në Njësinë Ulëz. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj falenderoi Princ Lekën për mbështetjen e dhënë ndaj këtyre familjeve në nevojë të lëna pa strehë nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar.
Familje Paulin Hojt qëndronte në çadër që prej fundit të Nëntorit të vitit të kaluar, pasi banesa e tij u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe u specifikua nga specialistët si e pabanueshme. Dy familjet e tjera që u ndihmuan nga fondacionin janë në Komsi e fshatin Gërman.
kronika