Premtim Kryemadhi do të jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit për kryetar Bashkie në Dibër.
Ai mori 424 vota të anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët u thirrën për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.