Prestigjozja britanike, The Sun ka publikuar një artikull në të cilën akuzon bandat shqiptare të krijuar në Britaninë e Madhe për trafikim lëndësh narkotike. Në artikull shkruhet se Londra është kthyer në një vatër kriminelësh e cila kryesohet nga shqiptarët.
Rjetet e trafikut përfshijnë kontinentet dhe aktiviteti kriminal përfshin droge, armë zjarri dhe prostitucion duke gjeneruar shuma marramendëse parash. Por sipas mediave britanike, lufta mes bandave po zhvillohet për territor.
Policia tregon se lufta e bandave për territore ka krijuar monopole të forta të tregut të drogës duke krijuar një rrjet të gjërë ndërkombëtar. Mediat I referohen shqiptarëve si kryesuesit të këtyre monopolve të krijuara duke e shpërndarë në të gjithë Evropën më pas.
Ajo që vihet re më shumë është publikimi në rrjetet sociale jeta luksoze e shqiptarëve që ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm në Britaninë e Madhe.
Rrjeti ndërkombëtarë I kokainës nga shqiptarët në Britaninë e Madhe është kthyer në një problematike serioze për autoritetet britanike të cilat po mundohen të sulmojnë fenomenin. Një nga bandat më të sulmura nga kjo gazetë ka qenë grupi Hellbanianz e cila drejtohet nga dy djemtë nga Burreli Fatjon Dibra dhe Ervin Selita