
Me tupana dhe muzikë tradicionale dibrane. Kështu është pritur sot Presidenti Ilir Meta në Kamëz, gjatë një aktiviteti që është mbajtur atje për përkujtimin e 100 vjetorit të luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurës!
Vetë Meta ndan pamjet e mëposhtme, ku nuk mungon dhe një shtrengim miqësor duarsh me kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Suli.
“Falenderues për këtë pritje kaq të ngrohtë në Kamëz nga komuniteti i dashur dibran. Përkujtojmë sot me krenari 100-vjetorin e Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurës”, shkruan ai dhe publikon videon.