
3 barazimet e fundit të ekipit të Burrelit kanë ulur euforinë e fillimit të sezonit.
Kritikat nuk kanë munguar nga opinioni futbollistik teksa dihet pritshmëritë këtë vit janë tejet të larta.
Kjo ka sjellë që Nikaj të shfaqej përmes një status në facebook tejet i mërzitur me ata që kanë kritikuar atë dhr ekipin e tij.
Ja çfarë shkruan Nikaj në facebook
Kam kuptu dicka , pas 16 viteve ne zanatin e tranjerit : Ne futboll nuk ka mirenjohje , pas disa titujsh si kampion , pas 10 fitoresh rresht , pas 22 ndeshjesh pa humbje mjaftojne 2 a 3 ndeshje pa fitore dhe je njeriu me i share , kjo situate ta shpifff…
Por i pari që i doli në mbrojtje trajnerit ishte kryebashkiaku Malaj i cili ka vlerësuar trajnerin duke e cilësuar më të mirin.
Komenti i Malajt në facebook
Kush te ka merzit , je me i miri , ec perpara sic po ecen dhe do ta arrijme objektivin.
Gjithsesi ekipi matjan i mbetet të punojë në periudhëm e pushimeve për tu rikthyer edhe një herë në formën e fillim sezonit.
Djemtë matjanë do zhvillojnë ndeshjen e rradhës me 16 janar ndaj Veleçikut.