Ballina AKTUALITET Prerja e pyjeve dhe ndërtim pa leje në Mat e Dibër, procedohen...

Prerja e pyjeve dhe ndërtim pa leje në Mat e Dibër, procedohen penalisht 11 persona

0

Policia e Shtetit njoftoi mëngjesin e sotëm se ka goditur 11 raste të reja të krimeve mjedisore në Qarkun Dibër, duke proceduar penalisht 11 persona.

Nga 11 të proceduarit, 6 prej tyre akuzohen për ndërtime pa leje, ndërsa 5 të tjerë janë kapur duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Tetë prej të proceduarve janë banues në Dibër, dy në Bulqizë dhe një në Mat.

Njoftimi i policisë:

Dibër / Bulqizë / Mat

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe goditen nga Policia, 11 raste të krimeve mjedisore, dhe procedohen penalisht 11 shtetas.

Sekuestrohet rreth 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që shërbenin për transportim.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 20 ditëve të para të muajit Shtator, kanë evidentuar dhe goditur 11 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

V. C., B. S., B. G., N. C., K. M., banues në Dibër, dhe F. M., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasit :

B. XH., G. N., banues në Bulqizë; L. L., XH. F., SH. B., banues në Dibër, pasi janë kapur nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Exit mobile version