Një projekt për shpalosjen e historise në universin e Game Of Thrones para ngjarjeve në “A Song Of Fire And Ice” është anulluar nga HBO. Ky projekt planifikonte që aktorja kryesore të ishte Naomi Watts. Ky vendim po lë në errësirë dhe katër projektet që ishin planifikuar nga HBO.
Ky lajm u mësua nga stafi dhe trupa e aktrimit pasi u njoftuan që seria do te kalohej dhe nuk do të kishte zhvillime mbi të.
Seria kishte si qëllim të tregonte historinë mijëra vjet para Game Of Thrones.
HBO dha sinjalit e parë jeshil ne vitin 2018 për këtë seri. Deri më sot HBO kishte dhënë një sasi mjaft të konsiderushëm lajmesh për këtë projekt. Duke filluar me përcaktimin e stafit, deklarimin e elementeve në histori dhe detaje mbi unviersin fiksional.
George RR Martin autori i A Song of Ice and Fire ishte përcaktuar të ishte bashkë producenti i ketij projekti bashkë me Jane Goldman.
Një përshkrim më parë nga HBO shpreh për serinë se :
“Duke zënë vend mijëra vjet para eventeve të Game Of Thrones, seria tregon zhytjen e botës nga koha e arte e heronjëve ne orën e saj më të errët. Nga sekretet tmerruese te historisë së Westeros te e verteta e origjinës se White Walkers, misteret Lindore te legjenda e Starksave, e vetmja gjë që është e vërtetë është që ajo çfarë ne dimë nuk është tregimi që ne dimë.