Prenë dru në mënyrë të paligjshme dhe mbushën kamionçinën, procedohen dy persona

Prenë dru në mënyrë të paligjshme dhe mbushën kamionçinën, procedohen dy persona

Dy makina plot me lëndë drusore janë bllokuar në autostradën Milot-Morinë. Policia thotë se drutë ishin prerë në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për një mjet kamionçinë dhe një furgon, të cilët janë bllokuar. Drejtuesit e automjeteve u proceduan penalisht.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasit A. S. dhe Gj. Ll. ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Drejtuesit e mjeteve, shtetasit A. S., 41 vjeç dhe Gj. Ll., 57 vjeç, banues në Mirditë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit i kanë proceduar ata penalisht.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.