Premtim Kryemadhi: Në 7 vite Dibra ka ndërruar 5 kryetar bashkie

0
18

Ditën e sotme, në një takim me banorët e Maqellarës, kandidati për Bashkinë e Dibrës i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Premtim Kryemadhi ka premtuar se edhe pse do të jetë një mandat i shkurtër, do të sjellë ndryshime. Gjatë fjalës së tij, Kryemadhi theksoi se brenda 7 viteve Dibra ka ndërruar 5 kryetarë bashkie.

Premtim Kryemadhi: Në këto vite të kësaj gjithëpushtetetshme, në 7 vite Dibra ka ndërruar 5 kryetarë bashkie dhe pothuajse çdo vit kemi qenë në zgjedhje dhe asnjë nuk ka punuar për banorët. Ne drejtohemi në Dibër nga njerëz që vijnë nga Tirana jo vetëm për Bashkinë, por edhe në Drejtoritë Kryesore të Qarkut. Po dibranët ku janë? Nuk ka dibranë që mund t’i drejtojnë këto funksione? Por edhe kandidatin e Maqellarës e sjellin nga Tirana. Ato nuk kanë frikë premtimin, por ju dhe duhet ta ndërrojmë këtë gjendje patjetër. Të gjithë në datën 6 Mars t’i japim këtij vendi ndryshimin. Mandati është një vit e disa muaj, natyrisht unë nuk mund të ju premtoj mrekullitë. Ky mandat është i mjaftueshëm që të zbardhet gjithë akitiviteti i Bashkisë Dibër në këto vite. Pse duhet të jemi në këtë gjendje? Ky vit është i mjaftueshëm për të siguruar një administratë që t’u shërbejë qytetarëve çdoherë dhe jo një që vjen nga Tirana. Pas një viti, do të jemi këtu para jush dhe të ballafaqohemi me ato që bëmë dhe që nuk bëmë.