Prej vitesh gërryen shtratin, “Salillarit” i rrëmben kamionin lumi Mat (FOTO)

0

Firma “Salillari” prej vitesh gërryen shtratin e lumit Mat për të marrë prej tij zhavorr dhe rërë.

Edhe pse konsiderohen zona të mbrojtura, kjo s’e ka penguar aspak kompaninë e Pëllumb Salillarit që të ushtrojë aktivitetin në bregun dhe shtratin e lumit Mat.

Gropat e krijuara nga marrja e zhavorrit dhe rërës, firma është përpjekur t’i mbulojë me inerte të mbetura nga punimet e saj duke e rënduar akoma edhe më shumë abuzimin.

Por natyra është hakmarrëse. E vetmja që duket se mund ta ndalë Salillarin është vetën natyra apo Zoti pasi nga shirat e fundit, uji i ka përpirë një prej kamionëve të firmës.

Në fotot që sjell MAPO duket mjeti i tonazhit të rëndë i rrëmbyer nga rrjedha pas daljes së lumit Mat nga shtrati, për shkak të reshjeve intensive të shiut gjatë orëve të fundit.

Salillari është një nga firmat më të preferuara të qeverisë “Rama” kur vjen puna për tenderët e rrugëve por edhe të veprave të tjera publike.

Pëllumb Salillari konsiderohet si një nga 5 oligarkët kryesor të Shqipërisë si dhe një nga më të pasurit në vend.

Pavarësisht se banorët e Matit e kanë denoncuar disa herë këtë sjellje, qeveria duket se është e pafuqishme përballë tij.