Ballina AKTUALITET Prej muajsh i izoluar në kushte ekstreme, Shullazi dërgohet me urgjencë në...

Prej muajsh i izoluar në kushte ekstreme, Shullazi dërgohet me urgjencë në spital

0

Emiljano Shullazi është dërguar me urgjencë në QSUT,  si pasojë e komplikacioneve me shëndetin e tij.

Në ambientet e QSUT-së është vënë re një prani e madhe e forcave të Policisë, të cilat kanë blinduar të gjithë zonën rreth spitalit, për të shmangur çdolloj incidenti, me një prej personazheve më të njohur të botës së krimit.

Shullazi prej disa muajsh mbahej nën regjimin 41 bis, i cili nënkupton masa të rrepta për të dënuarit, që përfshihet mungesa e çdolloj kontakti me jashtë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnje.

Ndërkohë që vetë Shullazi e ka apeluar vendimin, dhe seanca është duke u zvarritur prej disa kohësh në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Exit mobile version