Prej 9 ditësh asnjë shenjë, familja e Jurgen Karajt në Klos, apelon për më shumë ndihmë

Prej 9 ditësh asnjë shenjë, familja e Jurgen Karajt në Klos, apelon për më shumë ndihmë
Prej 9 ditësh asnjë shenjë, familja e Jurgen Karajt në Klos, apelon për më shumë ndihmë Në familjen e 30 vjeçarit Jurgen Karaj i cili dyshohet se u rrëmbye nga rrjedha e ujit pas aksidentit të shtunës së kaluar në zallin e Darsit në Klos, apelon për më shumë ndihmë. Në familjen Karaj ka pllakosur dhimbja dhe heshtja, ndërsa presin që djali i tyre të gjendet. Në terren është kërkuar çdo ditë me dhjetra forca që nga ushtria, FNSH, Shërbimet Zjarrfikëse, polumbarët e RENEA-s, punonjës të institucioneve të ndryshme. Por për vëllain dhe babain e Jurgenit, Endrin e Shaban Karaj, aq forca janë të pamjaftueshme për ta gjetur pasi rrjedha e lumit Mat është shumë e gjatë. Mes dhimbjes së madhe, ata bëjnë apel që të gjendet Jurgeni që të paktën të ketë një varr ku t’i vendosin lule. 30 vjeçari Jurgen Karaj ndodhej në automjetin që drejtohej nga 24 vjeçari Andi Losha, kur makina me të cilën udhëtonin përfundoi në ujërat e zallit të Darsit pak pas mesnatës së 10 Janarit, teksa po ktheheshin në banesë në fshatin Fullqet. Losha arriti të dilte i gjallë nga uji, ndërsa Jurgeni dyshohet se u rrëmbye nga rrjedha e fortë e zallit dhe ende nuk dihet fati i tij.