Ballina AKTUALITET Prefekti zhvillon mbledhje me përfaqësuesit vendor të Mbrojtjes Civile

Prefekti zhvillon mbledhje me përfaqësuesit vendor të Mbrojtjes Civile

0

  Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu mblodhi këtë të enjte përfaqësues të Mbrojtjes Civile në të katër bashkitë e qarkut, ku bëjnë pjesë edhe nënprefektët. Në takimin të zhvilluar në ambjentet e Prefekturës, e pranishme ishte edhe Adisa Bala, Drejtore e Drejtorisë së Zvogëlimit të Riskut, Fatkeqësive dhe Parandalimit, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Takimi u zhvillua në kuadër të hartimit të dokumentave strategjike për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se nga ky takim u lanë detyra konkrete për të gjitha bashkitë e Qarkut Dibër që të plotësojnë kushtet e nevojshme për paraqitjen e Planit të Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë.

Në këtë tryezë teknike u bë edhe prezantimi i Dokumentave Strategjike  nga Sektori i Koordinimit Ndërinstitucional dhe Zvogëlimit të Risqeve dhe Fatkeqësive, vlerësimi i Riskut nga Fatkeqësitë në nivel qendror, metodologjia për Vlerësimin e Riskut nga Fatkeqësitë në nivel Qarku dhe në nivel Bashkie mbi Bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë nga Drejtoria e Rehabilitimit dhe Kompensimit, strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023-2030 dhe plani Kombëtar për Emergjencat Civile dhe Metodologjia për hartimin e Planeve të saj.

Exit mobile version