
Për mbarëvajtjen e sezonit turistik institucionet qëndrore në nivel vendor dhe ato vendore kanë hartuar një plan masash për të gjithë turistët që do të vizitojnë Qarkun Dibër. Prefekti i këtij qarku, Nexhbedin Shehu tha se plani i masave i është dhënë të gjitha institucioneve që nga bashkitë, policia, shërbimi shëndetësor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit etj. Shehu shtoi se qëllimi është që çdo vizitor apo turist që zgjedh të qëndrojë në Qarkun Dibër të jetë i sigurtë dhe të ketë shërbimet e nevojshme.
Nga ana tjetër, prefekti Nexhbedin Shehu tha se sipas raportimeve që bëhen çdo ditë nga institucionet që janë pjesë e planit të masave, këtë vit ka një numër të shtuar të vizitorëve në Qarkun Dibër.