Prefekti Shehu: kemi problem vatrën e zjarrit në Lurë
Prefekti i Qarkut Dibër, njëherësh kryetar i Shtabit të Mbrojtjes Civile për këtë qark, Nexhbedin Shehu thotë se situatë problematike mbetet vatra e zjarrit në parkun kombëtar “Lurë-Mali Dejës”. Sipas Shehut terreni i vështirë, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë ngadalësuar punën në terren të dhjetra forcave për fikjen e këtyre zjarreve. Shehu thotë se situata problematike mbetet edhe në pyjet e Bulqizës.
Paraprakisht mendohet që mbi 300 hektarë pyje janë përshkuar dhe djegur nga zjarret e rëna në Dibër e Bulqizë prej të paktën dy javësh, si në parkun kombëtar “Lurë-Mali Dejës”, ai në malin e “Vlashajt” në Shupenzë si dhe zjarri i rënë në malin e fshatit Peladhi.