Prefekti për dëgjesat publike për buxhetin e bashkive

Prefekti për dëgjesat publike për buxhetin e bashkive

Si çdo fund viti pushtetit vendor në kuadër të hartimit të project-buxhetit për vitin pasardhës bën dëgjesat publike me qytetarët, siç dhe e parashikon ligji. Ndërkohë bashkitë e qarkut kanë nisur dëgjesta në territorin e tyre, ndërsa është prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu i cili ju kërkon qytetarëve që të marrin pjesë në këto dëgjesa publike. Shehu tha se se është shumë e rëndësishme që qytetarët t’i bashkohen këtyre dëgjesave publike pasi adresojnë çdo problem në pushtetin vendor, në mënyrë që ky i fundit të shohë mundësinë e përfshirjes në buxhetin e vitit 2022.

Drejtuesit e pushtetit vendor sëbashku me ekspertët përkatës prezantojnë paketën fiskale për vitin 2022, njihen me prioritetet e bashkisë si dhe marrin të gjitha problematikat që ngrihen nga qytetarët.

Enver Doçi