Rekamë

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu mblodhi këtë të premte në një takim pune përfaqësuesit e Shërbimit të Mbrojtjes Civile në të katër bashkitë e Qarkut Dibër. Në fjalën e tij, prefekti Shehu bëri edhe një bilanc të zjarreve të rëna në të gjithë Qarkun Dibër verën e kaluar, ndërsa kërkoi angazhim maksimal nga strukturat për t’ju përgjigjur në kohë çdo situate të mundshme gjatë muajve në vazhdim. Ndërkohë Prefekti tha gjithashtu se ende njësitë e mbrojtjes civile nuk i kanë mjetet ashtu siç duhej të ishin.

 I pranishëm në mbledhje ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në Ministrinë e Brendshme, Arben Cara. Gjatë fjalës së tij Cara tha se duhet bashkëpunim i të gjithë aktorëve pasi vetëm shërbimi zjarrfikës e ka të pamundur t’i menaxhojë rastet e zjarreve. Një punë që duhet bërë sipas tij është ndërgjegjësimi i popullatës për të mos u bërë shkak për zjarre.

Në këtë tryezë pune u lanë detyra konkrete për të gjithë anëtarët e taskforcës kundër zjarreve.