Prefekti Nexhbedin Shehu mbledh drejtuesit e institucioneve, kërkon marrjen e masave për përballimin e situatave dimërore

Prefekti Nexhbedin Shehu mbledh drejtuesit e institucioneve, kërkon marrjen e masave për përballimin e situatave dimërore
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka mbledhur në takimin mujor drejtuesit e institucioneve qëndrore në nviel vendor, por jo vetëm, për të gjithë Qarkun Dibër. Në takimin e zhvilluar në ambjentet e prefekturës Dibër është kërkuar marrja e masave për përballimin e situatave dimërore. Duke qenë se reshjet e shirave tashmë kanë nisur, prefekti kërkoi gatishmëri të plotë nga ana e pushtetit vendor por edhe kompanive që mirëmbajnë rrugët që të jenë vigjilente dhe të mos pengojnë lëvizjen normale të qytetarëve qoftë të rrugëve nacionale e qoftë të rrugëve rurale. Nga ana tjetër, Shehu shtoi se masa duhen marrë edhe për periudhën e ngricave, ku kompanitë duhet të sigurojnë gjithë bazën materiale siç e kanë të parashikuar në kontratë me ARRSH apo pushtetin vendor. Veç detyrave që morën për periudhën në vazhdim drejtuesit e institucioneve dhe përfaqësuesit e tyre raportuan para Prefektit edhe për punët e realizuara në muajin që po lëmë pas.