PREFEKTI MBLEDHJE ME KOMITETIN RAJONAL PËR TURIZMIN

PREFEKTI MBLEDHJE ME KOMITETIN RAJONAL PËR TURIZMIN

Në prag të nisjes së sezonit të ri turistik, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu thirri në një takim të gjithë anëtarët e Komitetit Rajonal të Turizmit, që përbëhet nga përfaqësues të shumë institucioneve, si pushteti vendor, policia e shtetit, shëndetësia etj. Prefekti Shehu la në këtë takim detyra konkrete për të gjitha institucionet, që të zhvillohet një sezon i mbarë turistik, në mënyrë që të ketë më shumë rritje të numrit të vizitorëve në të gjithë Qarkun Dibër. Komiteti i Turizmit është një strukturë e ngritur vitet e fundit dhe drejtohet nga prefektët në të gjitha qarqet. Qëllimi i kësaj strukture është të mbajë aktive institucionet gjatë periudhës së sezonit turistik, në mënyrë që të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë të jenë të sigurtë dhe të marrin të gjitha shërbimet e nevojshme.