Prefekti mbledhje me drejtorët Rajonal të Dibrës
Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu mblodhi këtë të premte drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor për Qarkun Dibër. Gjatë këtij takimi u analizua puna dhe detyrat e lëna në mbledhjen e kaluar. Prefekti Shehu tha se të gjithë drejtuesit e institucioneve apo përfaqësuesit e tyre që kishin dërguar në këtë takim, raportuan mbi punën e bërë dhe problemet që kanë hasur gjatë një muaji. Sipas Shehut një theks i veçantë në këtë mbledhje i është vënë parandalimit të zjarreve në masivet pyjore, për shkak të rritjes së ndjeshme të temperaturave si dhe menaxhimit të sektorit të turizmit për periudhën në vazhdim.
Nga ana tjetër, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se në këtë mbledhje u lanë detyra konkrete, realizimi i të cilave do të raportohet në mbledhjen e ardhshme.