Prefekti mbledh organin këshillues për sigurinë rrugore, kërkohet më shumë angazhim e vëmendje

Prefekti mbledh organin këshillues për sigurinë rrugore, kërkohet më shumë angazhim e vëmendje

Siguria rrugore ishte tema e takimit të kësaj të marte të zhvilluar në ambjentet e prefekturës së qarkut Dibër. Prefekti Nexhbedin Shehu kishte thirrur në këtë takim organin këshillues dhe atë zbatues për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në territorin e gjithë qarkut. Pjesë e këtij paneli ishin përfaqësues të pushtetit vendor, nënprefektët e Matit e Bulqizës si dhe përfaqësues të policisë së shtetit. Gjatë fjalës së tij, prefekti Shehu kërkoi më shumë angazhim të strukturave në rritjen e sigurisë rrugore, në mënyrë që të ulet sa më shumë numri i aksidenteve. Prefekti Nexhbedin Shehu kërkoi nga përfaqësuesit e institucioneve të evidentojnë çdo problematikë që ndikon direkt apo indirekt në sigurinë rrugore. Shefi i Qarkullimit të Policisë Rrugore në Qarkun Dibër, Gëzim Canaj tha se është punuar në ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për zbatimin e kodit rrugor si dhe janë evidentuar problemet me mungesën e sinjalistikës rrugore etj. Përfaqësuesit e institucioneve të pranishëm në këtë mbledhje do të raportojnë tek prefekti në mbledhjen e ardhshme mbi realizimin e detyrave të marra.