Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin shehu ka zhvilluar takimin e radhës mujor me të gjithë drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendo e ato vendore në Bulqizë. Në këtë mbledhje u kërkuar informacion në realizimin e detyrave të lëna në mbledhjen e kaluar, ku secili nga drejtuesit ka patur objektivat përkatës.
Po ashtu, gjatë raportimit të çdo drejtuesi institucioni apo përfaqësuesi, kanë dalë në pah problematika të hasura gjatë punës së këtij muaji. Drejtues të sektorit të OSHEE në Bulqizë ngritën shqetësimin e dëmtimit të një transofrmatori në Gjoricë i djegur nga shkarkesat elektrike.
Sa i përket institucioneve të tjera drejtuesit e tyre raportuan për realizim të detyrave të lëna më parë, ndërsa vijojnë punën për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Drejtues të Ujësjellës-kanalizimeve në Bulqizë raportuan situatën e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve si dhe menaxhimin në periudhën e nisjes së thatësirës.