Prefekti i Qarkun Dibër Nexhbedin Shehu i “tërheq veshin” policisë rrugore
Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu i ka kërkuar Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër të jetë profesionale në lidhje me punën e saj sa i përket qarkullimit rrugor. Shehu thotë se qarkullimi në rrugën e Arbrit bëhet me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe mund të jetë rrezik potencial për aksidente. Nga ana tjetër, prefekti Nexhbedin Shehu tha se do t’i kërkojë Autoritetit Rrugor Shqiptar që të japë një vlerësim nëse sinjalistika horizontale nga Ura e Vashës deri tek Shkalla e Tujanit është në përputhje me kodin rrugor apo ka vend për përmirësim.
Nga ana tjetër, sipas prefektit Nexhbedin Shehu problem është qarkullimi edhe në zonat e banuara, duke cituar rastin e hubmjes së jetës së një efektivi rrugor pak javë më parë në qytetin e Peshkopisë.