Ndonëse ka kaluar afro 23 vite ku humbën jetën 23 banorë të fshatit Selixë e Frankth në Mat, për shkak të shpërthimit të municioneve luftarake në tunelet e Qafshtamës, situata mbetet problematike përreth zonës. Dy vite më parë Ministria e Mbrojtjes ndërhyri për të pastruar hotspotet e Qafshtamës, por zona përreth tyre vijon të jetë më municione të paplasura.

Nga shpërthimi i fuqishëm i 29 Prillit të vitit 1997, municionet luftarake përfunduan në shpatin e malit përballë tuneleve, ku vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot. Madje predha të paplasura dhe të rrezikshme ndodhen edhe 10 metra poshtë tunelit.

Banorët iu janë rikthyer gërmimeve për të gjetur predha që më pas i shesin për skrap. Në momentin që pikasën mbërritjen tonë aty, ata lan mjetet e punës dhe u larguan.

Tashmë që hostpostet janë pastruar nga forcat xheniere të Komandës Mbështetëse 2 vite e gjysmë më parë, për të eleminuar njëherë e përgjithmonë rrezikun në këtë zonë, duhet kontrolluar nga specialistët i gjithë territori përreth.