Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës dhe një 22-vjeçar është shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Sipas Policisë këta persona dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit një 53 vjeçar me iniciale F.B. dhe një 22 vjeçar me iniciale A.B., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.