Rekamë

Kështu nis dita që prej datës 10 Mars, kur dhe u shfaqën rastet e para me Covid-19 në vendin tonë, për shumë punonjës të postës shqiptare. Suzana Zeneli punonjëse në Postën Shqiptare filiali Mat, e nis ditën në këtë mënyrë, duke marrë listën dhe paratë e pensionistëve të cilët do tjua çojë në banesë. Ajo niset drejt adresave që ka marrë për tju dorëzuar paratë e tyre pensionistëve, por ka raste që nuk i gjejnë në adresën e dhënë. Atëherë vijon lista e adresave. E pasi konfimon se pensionisti është në shtëpi, ajo troket në derë. Pasi kryhen veprimet e nevojshme, pensionistët nuk ngurojnë të falenderojnë postieren e cila jua solli pensionin në banesë. Rruga vijon në një tjetër adresë dhe pritja është po e njëjtë, duke e mbyllur me falenderim. Vetë Suzana Zeneli thotë se nëse pensionistin nuk e gjejnë në banesë apo nuk e hap derën kur troket, atëherë rikthehet në një orë tjetër, deri sa t’i dorëzojë paratë. Drejtori i Postës Shqiptare Filiali Mat, Altin Bojni thotë se në muajin Mars ishte problem adresari i pensionistëve, por tashmë është ndërtuar një data base. Gjithashtu, Bojni tha se janë mbi 21 mijë pensionistë që ju shërbehen edhe atyre që nuk banojnë në territorin e Qarkut Dibër, pensioni ju shkon atje ku jetojnë aktualisht. Për të shmangur radhët në sported e OSHEE, Ujësjellës-Kanalizimeve apo zyrave të tjera, Drejtori i Postës Shqiptare Filiali Mat, Altin Bojni tha se pensionistët mund t’i kryejnë këto shërbime nga banesa nëpërmjet postierit që ju dërgon pensionin në shtëpi.