Home Blog Page 337

Blendi Fevziu në rolin e fallxhores, sheh filxhanin: Lajm i mirë po vjen nga larg

0

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu këtë fundjavë po e kalon në Kalanë e Petrelës, larg zhurmës së Tiranës.

Në një video në Instagram Fevziu ka ndarë një video teksa imiton një fallxhore dhe sheh fatin një filxhan kafeje.

Me shaka ai është shprehur teksa sheh filxhanin “një lajm i mirë poo vjen nga larg”.

“Ta lëmë filxhanin të thahet njëherë. A shohin njerëzit filxhan?! Një rrugë e shoh, lajm i mirë po vjen nga larg” – thotë Fevziu gjatë leximit të filxhanit, ndërsa shkruan krah postimit në Instagram “Kur sheh filxhan si plakat e lagjes në fëmijëri…”.


“Në djall shkoftë e shkuara”, Basha thirrje demokratëve: 8 Janari ishte “vija e kuqe” për ne që na ndau me Berishën përgjithmonë

0

Kreu i PD, Lulzim Bashës ndodhet në Fier ku po mban edhe fjalën para demokratëve.

Basha është shprehur se qytetarët dhe demokratët kanë zgjedhur të ardhmen dhe se do ta lënë pas të shkuarën.

Ai përmendi edhe 8 janarin duke thënë se pati një vijë të kuqe që i ndau përgjithmonë. Basha i urojë dhe postin e ri Enkelejd Alibeajt si kryetar u Grupit Parlamentar.

“Nga Fieri ushtin sot mesazhi i demokratëve “zgjedhim të ardhmen” jo për veten tonë, për familjen tonë politike, por zgjedhim të ardhmen për vendin tonë, për familjen tona për Fierin, Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ku qëndrojmë dhe cfarë jemi gati të bëjmë në këto ditë aspak të lehta. Sot është 16 janari edhe këtë në Fier është ftohtë, jo sipas nesh por sipas statistikave gjysma e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpiat e tyre.

90% i shpenzojnë të ardhmet për nevojat bazë dhe nuk blejnë dot asnjë palë atlete më shumë. S’po flasim për një vend të varfër në mes të Saharasë apo Afrikë, por flasim për një vend të bekuar nga Zoti me një rracë të talentuar. Ky vend është i varfër por i vjedhur. Ëndrra për një demokraci të vertetë, për një Shqipëri si gjithë Europa ka mbetur e pa realizuar.

Në këtë betejë ne kemi sakrifikuar shumë tepër shumë për tu marrë peng nga interesat personale, demokratët na kanë dhënë shumë besim. Asnjë demokrat nuk është në borxh, ne jemi në borxh me demokratët dhe sakrificat e tyre.

Kjo është thirrja që i kam thënë dhe ish liderit që ti thërrasë mendjes. Por me 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndau përgjithmonë. Dhuna nuk është mjet i demokratëve. Demokratët nuk mund të detyrohen, askush nuk mund të mbivendoset mbi demokratët. Ata demokratë fatkeq që ishin aty u përdorën si fasadë tani dua tju ftojë të gjithëve ju të gjithë demokratët që do shkojë ti takoj qytetarët në qytetet dhe fshat më fshat le ta lejmë të shkuarën pas, sepse ne kemi zgjedhur të ardhmen. Ne djall shkoftë e shkuara shkojmë drejt të ardhmes”tha Basha ndër të tjera.

Ishte në kërkim nga policia. Arrestohet 30- vjeçari nga Klosi

0

Njoftimi i Komisariatit Mat

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me DVP Elbasan,  bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E. K., 30 vjeç, banues në banues në Klos.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan,  me datën 14.12.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Është nominim në BBV/ Përlotet këngëtarja matjane Xheisara

0

Dritani, Egzona dhe Xheisara janë në nominim. Njëri prej tyre do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP” të martën.

Kjo gjë e ka prekur Xheisarën, e cila së fundmi ka bërë një deklaratë të bukur për banorët. Gjatë një bisede me disa prej tyre, ajo është shprehur e lumtur që i ka njohur.

“Çfarëdo që të ndodhi, jam shumë e lumtur që ju kam njohur”, është shprehur këngëtarja mes lotësh.

Korabi miqësore me Tërbunin. Drejtuesit optimist për vazhdimësinë e kampionatit

0

Ekipi luajti sot ndeshje miqësore me ekipin e K.F Tërbunit duke mbyllur kështu fazën përgatitore të Janarit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të ekipit tonë. Ishte Andoni i cili me dy golat e tij përkatësisht ne minutat 21’ dhe 64’ i cili i dha fitoren ekipit. Në pjesën e dytë trajneri Merxhushi hodhi në fushë grupin e dytë të lojtarëve.

E nisën ndeshjen: Qyrani, Paplekaj, Sefgjinaj, Muça, N.Duka, Çutra, Joti, Andoni, Dragoi, Geci, T.Marku.
U aktivizuan: Elezaj, A.Duka, M.Merxhushi, Vezi, Lleshi, Tërshalla, Xheka, A.Murrja, A.Marku.
Ndërkohë kapiteni Mziu, Disha, V.Mziu, Qato, Mehidri dhe Raza ju nënshtruan një programi individual.

Dibraon

Policia e Shtetit njofton: Të hënën do të bllokohen për disa orë akset rrugore Milot-Vorë-Milot, mbikalimi i Laçit-Laç dhe segmenti Rinas-Vorë-Rinas, ja si do të devijohet lëvizja

0

Policia e Shtetit bën me dije për shoferët, se të hënën e 17 janarit, aksi rrugor Milot-Vorë-Milot dhe rrugët hyrëse e dalëse në këtë aks, do të jenë të bllokuar nga ora 07:00 deri në 14:00. Sipas policisë, rruga do të bllokohet për të bërë të mundur lëvizjen e kamionëve.

Njëkohësisht, policia sqaron se shoferet duhet të ndjekin rrugët dytësore për të përshkruar këtë aks. Gjithashtu, lëvizja e mjeteve do të ndalohet në itinerarin mbikalimi i Laçit-Laç, nga ora 08:30 deri në orën 12:30.

Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.

Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Për nevoja të sigurisë publike, bëjmë me dije përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, se në datën 17.01.2022, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve.

Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar.

Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30.

Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.

Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për kufizimin e këtyre lëvizjeve dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e përdoruesve të rrugës që gjatë kohës së kufizimit dhe ndalimit të lëvizjes të mos planifikojnë lëvizje në këto akse dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit që do të jenë të planëzuar në shërbim në këto akse rrugore.

Qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, me qëllim udhëtimin jashtë shtetit, me avion, të marrin masa për të lëvizur para orës së bllokimit të lëvizjes së automjeteve.

30 vjet FRESSH/ Lavdrim Krrashi: Bëri një shërbim të çmuar demokracisë shqiptare

0

U mbajt sot Kongresi i Rinisë i Partisë Socialiste, në 30-vjetorin e krijimit të FRESSH.

Kongresi u mbajt tek Amfiteatri te Liqeni, ku të pranishëm janë Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryesia e FRESSH.

Deputeti i Dibrës, Lavdrim Krrashi, gjatë fjalës së tij përshëndeti forumin rinor dhe vuri theksin se ky forum bëri një shërbim të çmuar demokracisë shqiptare.

Krrashi u shpreh se forumi rinor pas krijimit u bë shpejt shembull për partitë e tjera duke sjellë një frymë të re. Deputeti tha se sa herë që ne ndodhemi në vështirësi, sytë tanë janë drejt rinisi.

Krashi inkurajoi të rinjtë të ëndërrojnë dhe të luftojnë për ndërrat e pasionet e tyre, duke mos i lënë ato në sirtarë.

Fjalimi i deputetit Lavdrim Krrashi

Përshëndetja e FRESSH

Më shumë emocione kam sot, edhe pse me më shumë eksperiencë, se sa kur përjetuam lindjen e Forumit tonë EuroSocialist Shqiptar.

Para 30 vjetësh, në një kohë kur gjërat dukeshin të zymta për të majtën shqiptare, kur euforia dhe prirja e përgjithshme ishte për t’ju bashkuar krahut tjetër të politikës shqiptare, afrimi i një grupi studentësh pranë PS, i dha energji dhe frymë të re asaj duke i bërë edhe një shërbim të çmuar demokracisë shqiptare dhe bërjen e PS një alternativë të fortë.

Kështu lindi FRESSH – si një përpjekje mes 6 miqsh nga krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosova, të cilët ishin të përkushtuar ndaj vendit dhe që duke rrahur me njëri-tjetrin alternativa arritën që së bashku të mblidhnin ide, doktrina, ëndrra dhe pasione e t’i sjellin në formën e një projekti të konsoliduar që do vijonte të rritej e të merrte formë e të bëhej faktor në politikë dhe histori.

FRESSH i dha shumë Shqipërisë dhe shpejt u bë një model edhe për partitë e tjera. Krijimi i FRESSH-it tregoi se mund të jesh student i dhjetorit, në shesh për rrëzimin e simboleve të diktaturës dhe të jesh njëkohësisht, një frymë e re në të majtën shqiptare.

Sa herë që situata politike duket e vështirë – dhe besomëni, sfidat nuk mbarojnë kurrë – sytë e të gjithëve ne janë te rinia. Te të gjithë ju që keni luksin t’i shihni gjërat në planin afatgjatë, të ëndërroni fort e pa frikë dhe të gjeni kurajon për të ndryshuar gjërat që nuk ju pëlqejnë për të ndërtuar të ardhmen tuaj ashtu si dëshironi ju.

Sigurisht, tashmë Shqipëria është një vend i hapur dhe demokratik, ndryshe nga ç’ishte në 1990-ën, por kjo sjell përgjegjësi të reja në planin politik. Ne jemi një vend që udhëtojmë lirshëm në Evropë me dhjetëra mijëra turistë që na vizitojnë çdo vit, me shumë partnerë evropianë me të cilët duhet të negociojmë hyrjen në BE, me shumë sfida në Ballkan veçanërisht ndihmën që duhet t’i japim bashkatdhetarëve në Kosovë e më gjërë në vendet fqinje e më gjerë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ne jemi një vend i NATO-s dhe antar i Këshillit të Sigurimit në OKB, pra një faktor i vërtetë në sigurinë rajonale dhe më gjërë dhe do jetë detyra juaj ta ngrini politikën e derimëtanishme në të tjera nivele dhe të sillni ide për të zhvilluar më tej atë që është bërë deri më tani.

Do doja shumë, që ato mijëra diskutime e ide që shpalosni me njëri-tjetrin, të mos i lini te tavolina apo në sirtar por t’i mblidhni t’i diskutoni dhe të krijoni një platformë të vërtetë, për të arritur objektivat që keni dhe që ne duhet të bëjmë të pamundurën t’i bëjmë ato realitet.

Ju siguroj, që kur rinia është e bashkuar dhe me ide të qarta, askush nuk mund ta ndalë hapin e saj.

Historia jonë është një krenari, sukses dhe vizion. E ardhmja është plotë shpresë që vetëm një PS progresive dhe të rinjtë e saj mund ta realizojnë. Qielli është limiti i të rinjve.

Gëzuar ditëlindjen e 30 të FRESSH!

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F981577936040367%2F&show_text=false&width=560&t=0

Bulqizë. Dëmtohet rruga e lagjes së re që të lidh me Rrugën e Arbrit

0

Dëmtimi i rrugës hyrëse që lidh lagjen e re të Bulqizës me rrugën e Arbrit prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh. Shkak mësohet se është bërë ulja e tokës e cila ka krijuar një pengesë të madhe në karrexhatë e cila rrezikon të shkaktojë aksidente apo të dëmtohen mjetet gjatë lëvizjes në të. Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se autoritetet duhej të kishin marrë masa më parë, pasi është një segment që frekuentohet shumë dhe se të gjitha mjetet përballen me këtë çedim. Shumë drejtues i dëmtojnë poshtë mjetet e tyre, sidomos ata që lëvizin për herë të parë në këtë rrugë. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që autoriteti përgjegjës qoftë Bashkia Bulqzië apo Autoriteti Rrugor Shqiptar, duhet të marrin masa të menjëhershme sa ende nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi.

  Dëmtimi i rrugës lidhëse të lagjes së re të Bulqizës me rrugën e Arbrit sipas specialistëve është pasojë e mosdranazhimit si duhet e trasesë së rrugës së Arbrit në kohën kur ajo është ndërtuar.

(VIDEO) Ndodh çudia në Skuraj, ura ndahet në tri pjesë

0

  Kemi parë që urat të cilat përdoren nga banorët të rrëmbehen totalisht nga rrjedha e lumit, por në Skuraj është ndryshe. Ura e ndërtuar katër vite më parë është ndarë në tri pjesë duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Siç duket edhe nga pamjet, tri pjesë të kësaj ure në anën e rrugës nacionale Burrel – Skuraj janë totalisht të shkëputura, ndërsa kanë mbetur varur falë shofrave të kapura në kavot horizontale.

  Dhjetra banorë të fshatit Skuraj si dhe nxënës rrezikojnë jetën çdo ditë duke kaluar nga njëra anë e lumit Mat në anën tjetër.

Jashtë kameras banorët u shprehën se kjo urë nuk rezistoi më shumë se një vit dhe njëra pjesë ju shkëput. Edhe pse ata e kanë ngritur si shqetësim pranë pushtetit vendor të Kurbinit, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Ky i fundit jo vetëm që nuk ka ndërhyrë për të riparuar pjesën e parë të shkëputur, por e ka lënë që të shkëputen edhe dy pjesë të tjera, duke bërë që gati gati të dalë totalisht jashtë funksionit.

Nëse nuk do të ketë ndërhyrje të mënjehershme atëherë kjho urë mund të ketë fatin e urës së Shkopetit e cila u rrëmbye e gjitha nga shirat e Dhjetorit të vitit 2010.

Basha sulmon Berishën, Ramën dhe Metën: Duan të më largojnë nga beteja sepse ndryshe s’kanë gjë në terezi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmoi ata që i ka cilësuar si pjesë përbërëse të “Trekëndëshit të Bermudës”, duke thënë se kërkojnë ta largojnë nga drejtimi i partisë.

“Shikoni tri herë në ditë se si kërkojnë të më largojnë nga beteja, të më largojnë nga beteja me lloj lloj pretekstesh. E kërkojnë treshja e tranzicionit pothuajse me të njëjtat fjalë, a thua se janë mbledhur në të njëjtën dhomë bashkë dhe kanë thënë që po nuk iku ky, s’kemi gjë në terezi. Dhe në fakt të drejtë kanë. Halli është i drejtë. E kërkojnë ata që i kanë lidhur interesat e tyre ekonomike, oligarkët me ta. E kërkojnë një gusht e të ashtuquajturve analistë të cilët pasi nxisin konflikt, përplasje dhe gjakderdhje mes demokratëve ia kërcasin nëpër vilat e tyre luksoze në bregdet të shtunën dhe shohin nga televizori dhe shohin pastaj të hënën për të bërë komentet ndërkohë që rrogat e tyre janë më të larta se rrogat e kolegëve të tyre në Amerikë. Nga i marrin lekët xhanëm? Nga këta oligarkët, po këta nga i marrin? Nga këta politikanët, po këta nga I marrin? Këta i marrin nga ne, nga ju, nga shqiptarët”, tha Basha në një takim me të rinjtë e PD në Tiranë, në kuadër të procesit zgjedhor për FRPD.

Basha shtoi se në një vend demokratik elitat duhet të qarkullojnë, pasi nuk mundet që “të përjetshmit të qëndrojnë në karrige”. “Kjo pra është beteja, ky është çelësi i betejës, Edi Rama nuk e lëshon, vjedh për herë të tretë zgjedhjet dhe thotë o të vjedh edhe të katërtat edhe të pestat, për çfarë, për ta varfëruar më shumë këtë vend, për të përqendruar më shumë pushtet dhe pasuri nga populli i cili varfërohet”, tha Basha.  “Ai tjetri thotë që do jem edhe 30 vjet apo 40 vjet të tjera bënë politikë që na doli dje në konferencë për shtyp, ky tjetri siç e the në vend që të shijonte pensioni politik dhe të kontribuonte me atë pjesë të trashëgimisë pozitive e hedh të gjithën poshtë dhe i thërret njerëzit në një akt të pashembullt të sulmojë shtëpinë e tij, pse, për karrige, por në qoftë se këto karrige janë përjetësisht zëna nga këta tre njerëz apo qoftë edhe 13 sa ishte byroja politike para këtyre. Kur do t’i vijë radha rinisë? Kur? Asnjëherë!”.