Home Blog Page 336

Ndryshime në strukturat e PD. Xhelal Mziu emërohet Sekretar për buxhetin, ndërsa Dhurata Çupi merr postin e nënkryetares së Komisionit të Ligjeve

Pas mbledhjes së organizuar nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku janë miratuar disa ndryshime të reja në radhët e përbërjes së PD, kjo e fundit i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kuvendit ku e ka njoftuar për vendimet e reja që janë ndërmarrë.

“Pas vendimeve të Kryesisë së Partisë dhe këshillit Kombëtar të PD, në përputhje me statutin dhe Rregulloren e brendshme të Grupit Parlamentar, në përputhje me nenet 15 e vijues të Rregullores së Kuvendit, ju njoftojmë se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të datës 15.01.2022, kryetari i Grupit Parlamentar është zgjedhur Enkelejd Alibeaj”, shkruhet në njoftimin e PD.

Ndryshimet në PD:

Ndryshimet janë si më poshtë:

Kryetari i Grupit Parlametar, Enkelejd Alibeaj

Nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar).

Hidhen sot në treg dy kartëmonedha të reja, prerjet 500 dhe 2000 LEKË

0

Duke filluar nga dita e sotme do të hidhen në treg dy kartëmonedha të reja, 500 dhe 2 000 lekë. Në këto kartëmonedha të reja nuk do të ketë ndryshime thelbësore pasi “fytyra” e tyre do vijojë të jetë Ismail Qemali dhe Mbreti Gent. Me hedhjen e këtyre dy prerjeve në treg plotësohet edhe seria e re e kartëmonedhave të prezantuara nga Banka e Shqipërisë e përbërë nga 6 prerje, Më konkretisht:

– kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019;

-kartëmonedhat 10000 Lekë dhe 1000 Lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga 30 qershor 2021;

-kartëmonedha 500 Lekë dhe 2000 Lekë janë qe ishin planifikuar të hidhen në qarkullim duke filluar nga tremujori i katërt 2021 – tremujori i parë 2022

Kartëmonedhat vijnë me një dizajn të ri dhe janë prodhuar sipas teknologjisë më të fundit, me një përmirësim të cilësisë dhe me elementë shtesë sigurie duke e bërë më të vështirë falsifikimin e tyre.Ky fenomen sipas bankës qendrore mbetet në nivele të ulëta, megjithatë përgjatë vitit 2020 u konstatua një rritje e kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim, ku ato me vlerë 2000 dhe 1000 lekë rezultonin edhe prerjet më të falsifikuara, ndjekur nga kartëmonedhat 5000 dhe 500 lekë. Teknikat e përdorura nga falsifikatorët mbeten përgjithësisht primitive si ato përmes printimit me ngjyra apo metodave të tjera jo shumë të sofistikuara me përdorimin e imitimit të elementëve të sigurisë së kartëmonedhave. Pavarësisht emëtimit të kartëmonedhave të reja, ato ekzistuese të të gjitha prerjeve do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja dhe të shërbejnë si mjet pagese .

Sot 554 vite nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

0

Sot më 17 janar shënohet përvjetori i 554 i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Ai më pas u mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.

Nga përshëndetja me kokë me Ramën te pritja zyrtare në Rinas, president turk nis vizitën në Shqipëri

0

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shqipëri. Avioni i tij ka zbritur në tokën shqiptare në orën 10:30, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Sapo kreu i shtetit turk ka zbritur nga shkallët e avionit, është takuar përzemërsisht me kryeministrin shqiptar, ndërsa janë përshëndetur me kokë.

Në një ceremoni zyrtare të përgatitur për nder të tij, janë vendosur dy himnet kombëtare të të dy shteteve. Ndonëse ardhja e Erdogan ishte parashikuar që të ishte në orën 09:25, avioni i presidentit turk ka zbritur në tokën shqiptare një orë me vonesë.

Shkarkohet kryetari i PD-së Dega Britani e Madhe

0

Kryesia e PD-së e Degës së Britanisë së Madhe ka shkarkuar kryetarin e Partisë Demokratike.

Një pjesë e anëtarëve ngrenë shqetesimin, pasi  kishte kohë ku Kryetari i Degës i kishte bllokuar ne rrjetet sociale dhe pikërisht në FB.

Postimi i Kryesisë së PD në Britaninë e Madhe:

Duke pare zhvillimet e fundit brenda Partise Demokratike dhe me kerkesë te pjesës më të madhe të anetareve, mblidhet Kryesia e PD-së Dega Britani e Madhe.

Nje pjese e anetareve ngrenë shqetesimin, pasi  kishte kohë ku Kryetari i Degës i kishte bllokuar ne rrjetet sociale dhe pikërisht në FB. Duke pare që vete Kryetari e kishte ndarë rrugën politike, me pjesen më të madhe të anetareve të kryesisë, nuk kishte mbetur asgjë tjetër vetem ana formale për shkarkimin e tij dhe si rrjedhojë sot me Dt.16/01/2022, në mënyre unanime u votua për perjashtimin e z.Naim Hasanit si Kryetar i Deges së PD-së Mbreteri e Bashkuar.

-Kryesia perbehet nga 15 anetar, perjashtuar Kryetarin.

-9 anetar kanë qënë prezent:

Shkelzen Rustemaj

Enkeled Omi

Arjan Borufi

Lutfi Vata

Davida Deda

Shkelqim Plisi

Sokol Ndosha

Jeta Muslija Rustemaj

Sadri Lushaj

një anetar për arsye shendetesore ka qënë online : Imanuel Caushi

– 3 anetar nuk kanë marrë pjesë në mbledhje:

Gazmend Cufaj,Leda Bona,Halil Kabashi.

-2 anëtar kanë dhënë doreheqjen:

Elenica Mishto dhe Perparim Pavdeja.

Kryesia e Deges PD Britani e Madhe

Xheisara Frisku rrëfehet në BBV: Familja deshi të më fejonte që 16 vjeç, ika nga shtëpia dhe…

0

Xheisara është një nga banoret e reja të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, e cila është përfolur shumë për dinamikat e krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Së fundmi, këngëtarja është përfshirë shumë emocionalisht dhe ka ndarë historinë e saj prekëse, ndërkohë që ka shpërthyer në lot.

Ajo ka rrëfyer se nuk flet me një pjesë të familjes së saj, sepse kur është bërë këngëtare, ata nuk e kanë pranuar këtë vendim, Xheisara tha se ata donin ta fejonin në moshë të vogël, gjë që ka bërë të largohet nga shtëpia.

“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi, nuk flas sepse kur jam bë këngëtare më kanë hedhur në rrugë, më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël, unë nuk jam fejuar., kam ik 17 vjeç nga shtëpia… dhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë, edhe mamit i thoja jam shumë mirë, edhe kam 9 vite që jetoj vetëm nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë”– rrëfeu ajo mes lotësh.

Rikujtojmë se Xheisara është në nominim dhe rrezikon të dalë së bashku me Egzonën dhe Dritanin, si pasojë e një zinxhiri votimesh që u nis nga Arjola mbrëmjen e së premtes.

Zgjedhjet e parakohëshme në Dibër, Kreshnik Çollaku: Ose të bashkohemi ose do i falim pushtetin socialistëve

0

Deputeti i Qarkut Dibër Kreshnik Çollaku ka komentiar vendimin e Presidentit Meta për të zhvilluar zgjedhjet lokale të parakohshme në 6 bashkitë që jan aktualisht pa kryetar të zgjedhur.

Çollaku me anë të një statusi në facebook u shpreh se demokratët nëse nuk bashkohen rrezikojnë tjua falin pushtetin socialistëve.

Kujtojmë që mes bashkive që do ketë zgjedhje është edhe bashkia e Dibrës.

Statusi i Çollakut në facebook

Demokratet e Dibres,Shkodres e Durresit shume shpejt mesa duket do te duhet te futen ne zgjedhje lokale.
Ose do te bashkohen per ti fituar Bashkite,ose do te vazhdojne grindjet pa kuptim mes vetit,duke ua falur pushtetin socialisteve.
Eshte kaq e thjeshte dhe po aq absurde.

Rama i tregon gazetarit të ‘Financial Times’: Ja çfarë dua të më shkruajnë mbi gurin e varrit!

0

E përditshmja britanike “Financial Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe pritjes që vendi ynë i bëri afganëve që ikin nga lufta. Kryeredaktori Alec Russell është rikthyer në vendin tonë pas 30 vitesh kur edhe vizitoi Tiranën për herë të fundit.

Si të gjitha shkrimet e gazetarëve të huaj nuk mungojnë elozhet për zyrën e kryeministrit Rama dhe epitetet për kryeministrin piktor dhe ish-basketbollist.

“Njeriu që mori vendimin për të marrë afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë të mbuluar me qindra, fjalë për fjalë qindra, shkumësa me ngjyra dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

Edi Rama, kryeministri i Rilindjes së Shqipërisë, është një ish-profesor arti, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ka vazhduar të ekspozojë punën e tij edhe gjatë kohës që ishte kryeministër”, – shkruhet në artikull.

Gazetari e pyet Edi Rama dhe për aleancat e Shqipërisë në periudhën komuniste dhe pozicionimin aktual kur Rusia dhe Kina po kërkojnë zgjerimin e ndikimit në rajon.

“Ne kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” – thotë Rama lduke nënkuptuar për aleancat e epokës komuniste të Shqipërisë me Rusinë dhe Kinën. “Pra, ne jemi duke kërkuar për një martesë të re” – shton Rama duke nënkuptuar BE-në.

Edi Rama është pyetur dhe për një fjalë që do donte të shkruhej në gurin e tij të varrit nëse do të donte të ishte piktor apo kryeministër.

“Do të ishte, piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”, – është përgjigjja e Ramës në artikull.

Covid 19 varianti “Omicron”. Shënohen 26 raste të reja në Mat dhe 18 në Dibër

0

Në 24 orë është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve shqiptarë të cilët janë prekur nga Covid-19. 4 viktima dhe 1697 raste të reja nga 5280 testime të kryera. Rastet e 24 orëve e çojnë numrin e pacientëve aktivë në të gjithë vendin në 21,167.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Katër viktimat të cilët nuk i mbijetuan virusit janë një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.

Qytetarët e infektuar janë në këto bashki: 745 në Tiranë, 89 në Durrës, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastër, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnje, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastër, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë, 18 në Dibër, 15 në Devoll, 13 në Divjakë, nga 11 qytetarë në Delvinë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Tepelenë, Kuçovë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Roskovec, Kukës, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, nga 7 qytetarë në Pogradec, Këlcyrë, nga 6 qytetarë në Himarë, Kolonjë, Prrenjas, nga 5 qytetarë në Librazhd, Përmet, Selenicë, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Tropojë, Peqin, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Has, Konispol, Maliq, Belsh, nga 1 qytetar në Dropull, Libohovë, Fushë Arrëz.

Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, tre të arrestuar në Lezhë

0

Policia në Lezhë ka vënë në pranga tre qytetarë për kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë  A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Po ashtu njoftohet se Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l. Gjithashtu u arrestua në flagrancë A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi