Home Blog Page 334

Bashkia Mat mbjell pemë në gjithë segmentin Ura e Matit-hyrja e qytetit, Agron Malaj: Vëmendje maksimale mjedisit

0

Në kuadër të mirëmbajtjes dhe zhvillimit të mjedisit Bashkia e Matit mbolli ditë e sotme disa pemë përgjatë gjithë segmentit rrugor Ura e Matit deri tek hyrja e qytetit.

Kryebashkiaku Agron Malaj me anë të një postimi tha se mirëmbajtja e mjedisit do të marrë vëmendje maksimale nga institucioni që ai drejton.

Sot mbollëm pemë nga Ura e #Matit deri në hyrje të qytetit të #Burrelit.
Mjedisi është shumë i rëndësishëm për jetën tonë ndaj dhe ka vëmendjen tonë maksimale për të kontribuar sa mundemi për mirëmbajtjen e tij.

Covid 19 i merr jetën 71 vjeçarit nga Burreli

0

Vijon rritja e rasteve me Covid-19 ndërsa varianti Omicron i virusit përhapet nëpër vend. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,832  të infektuar dhe gjashtë humbje jete.

Nga 8,746 testime të kryera, pozitivë rezultuan pozitivë 1,156 qytetarë në Tiranë, 183 në Shkodër, 133 në Durrës, 130 në Fier, 107 Vlorë, 96 në Gjirokastër, 90 në Elbasan, 78 në Lushnje, 56 në Pogradec, 54 në Lezhë, 52 në Korçë, 50 në Berat, 47 në Sarandë, 46 në Kamëz, 33 në Vorë, 31 Krujë, 30 në Kurbin, 28 në Tepelenë, Kuçovë, 27 në Mirditë, 24 në Kavajë, 22 në Mallakastër, 21 në Peqin, 20 në Gramsh, 19 në Vau i Dejës, Mat, Patos, 18 në Skrapar, 16 në Kukës, 14 në Pukë, 12 në Malësi e Madhe, Dibër, Memaliaj, Devoll, 11 në Tropojë, Shijak, Belsh, 10 në Libohovë, 9 në Selenicë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, 8 në Fushë-Arrëz, 7 në Dimal, 6 në Divjakë, Himarë, 5 në Has, 4 në Prrenjas, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Permet, Kelcyrë, 2 në Dropull, Maliq, 1 në Bulqizë, Klos, Cërrik.

Janë 22,022 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Kurse, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 90 vjeç, një qytetar 69 vjeç nga Konispoli, një qytetar nga Burreli 71 vjeçe, një qytetar nga Rrogozhinë 75 vjeç, një qytetar nga Tepelena 81 vjeç.

Janë shëruar 1,732 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 211,187 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2,832
Të shëruar në 24 orë      1,732
Të shtruar në spitale       130
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 8,746

Testime totale              1,589,635
Raste pozitive                 236,486
Raste të shëruara           211,187
Raste Aktive                      22,022
Humbje jete                         3,277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,566
Fier                 1,700
Elbasan          1,633
Durrës            1,565
Shkodër          1,442
Vlorë                1,329
Gjirokastër       996
Lezhë                800
Berat                 764
Korçë                 784
Dibër                  233
Kukës                 210 

Dibra vijon me rritje rastesh, ulen infektimet në Mat

Bashkia Dibër vijon me trend rritës të rasteve të reja të infektimeve me koronavirus. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi për 12 raste të reja në këtë bashki. Në Mat u zbuluan në harkun e 24 orëve 2 të infektuar, ndërsa në Bulqizë e Klos asnjë rast i ri.

Në të gjithë Qarkun e Dibrës aktualisht janë mbi 230 raste aktive me Covid-19. Sipas specialistëve rritja e rasteve ka ardhur si pasojë e hyrjes së variantit të ri Omicron i cili është edhe më i infektueshëm se variant Delta.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Skuraj, banorët nisin riparimin e urës vetë, por prap përbën rrezik

Ura e fshatit Skuraj është ndarë në disa pjesë si pasojë e erës së fortë të pak ditëve më parë. Banorët e 7 fshatrave që përdorin këtë urë për të dalë në rrugën nacionale Burrel – Milot, do të duhet të vënë në rrezik jetën e tyre pasi ajo është e ndarë në disa pjesë. Siç duket edhe nga pamjet, shtresa e kësaj ure e cila është bërë pjesë – pjesë, është e shkëputur duke mos patur asnjë qëndrueshmëri bazamenti për kalimin e banorëve. Pasi kanë pritur për një kohë të gjatë që pushteti vendor në Kurbain të ndërhyjë, banorët kanë nisur ta bëjnë funksionale vetë. Siç shprehen edhe vetë ata, ndërhyrja e tyre është provizore pasi vetëm kanë lidhur me tel, copat e shkëputura. Por edhe pas kësaj, ata janë të ndërgjegjëshëm se kalimi mbi këtë urë është tepër i rrezikshëm dhe se mund të rrezikojnë në çdo moment rënien prej saj. Për banorët e Skurajve, jeta e tyre gjatë kalimit në këtë urë është në dorën e fatit.

  Ura është ndërtuar rreth 4 vite më parë. Fillimisht ajo i dha një impakt turiztik zonës, por pas një viti nisi degradimin duke bërë që sot ajo të jetë e ndarë në disa pjesë dhe të rrezikojë jetën e banorëve të shtatë fshatrave që e përdorin.

Mbyllet merkatoja tek Burreli, Alcani: jemi gati për përballjen e radhës

0

Ekipi i futbollit Burreli e ka mbyllur zyrtarisht merkaton e dimrit, dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë të fazës së dytë. Matjanët kanë bërë ndryshime në çdo repart, duke përforcuar ato pika të cilat kanë qenë të dobta në fazën e parë. Trajneri i Burrelit, Alert Alcani tha se ka nisur punën për tu bërë gati për ndeshjen e parë të fazës së dytë e cila luhet këtë fundjavë kundër Tërbunit të Pukës. Alcani u shpreh se më shumë është prekur reparti i sulmit dhe ai i mbrojtjes ku janë afruar Daija e një lojtar Brazilian. Po ashtu, ndryshime janë bërë edhe në mbrojtje me Trokthin e marrë nga Erzeni e Alcanin. Po ashtu një tjetër Afrim është edhe Ardit Jaupaj. Me këtë kontigjent, numri një i pankinës matjane, Alert Alcani beson që do ta nisë fazën e dytë me këmbë të mbarë.

“Për aq ditë sa kemi patur në dispozicion, mendoj që merkatoja e Burrelit është mbyllur. Vetëm nëse në sekondat e fundit na afrohet ndonjë mundësi më e mirë në repartin e sulmit, ndonjë sulmues me përvojë. Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur për ndeshjen e datës 22 Janar me Tërbunin e Pukës. Gjendja e skuadrës duket e mirë. Kemi punuar me të gjitha repartet me intensitet. Mbeten për tu parë frytet e kësaj stërvitjeje në fundjavë, ku shpresoj ta nisim mbarë. Merkatoja ka përfshirë pothuajse të gjitha repartet që nga mbrojtja e deri tek sulmi. Besoj që kemi bërë zgjedhjet e duhura që presim tju marrim rezultat në garën e vërtetë që rinis këtë fundjavë – tha Alcani.

Të larguar nga Burreli në këtë merkato janë Henrik Bruka, Klejdis Branica, Rigers Xhahysa, Luiz Silva Paolo Junior dhe Brilant Hasaj, ndërsa të afruar: Kujtim Alcani, Florian Trokthi, Klaudio Mallunxa, Francesko Daija, Basha, dhe braziliani Alison Da Silva.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Lata” Suç, ende pa financim

Godina e shkollës së mesme të Bashkuar “Haxhi Lata” Suç vijon të jetë e mbyllur që prej Qershorit të vitit 2020. Objekti u shpall i rrezikshëm nga specialistët e Institutit të Ndërtimit në Tiranë të cilët konstatuan në të çarje në anën veriore.

Që prej Muajit Qershor të 2020-tës, në këtë objekt nuk u zhvillua mësim. Në fillimin e vitit të ri shkollor 2021 – 2022 prindër e banorë të fshatrave të nxënësve që frekuentojnë këtë shkollë protestuan, duke kërkuar që shkolla të rihapej pas nuk kishte rrezikshmëri. Megjithtë protestat e vazhdueshme, autoritetet vendosën që ajo të mos rihapej. Bashkia e Klosit u shpreh në atë periudhë se kishte hartuar dy projekte, njëri për rikonstruksion e tjetri për ndërtim nga e para. Por deri tani, asnjëri nga këta projekte nuk ka gjëtur financim edhe pse janë depozituar pranë Ministrisë së Arsimit.

Për shkak se godina aktuale është e mbyllur nxënësit që kanë mësuar më parë aty vijojnë ta zhvillojnë mësimin në shkolla të tjera siç është “Ibrahim Tema” në fshatin Kurdari e shkolla të tjera të Bashkisë së Klosit.

Mat Televizion i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Arsimit për këtë problem, por ende nuk ka një përgjigje nga ky institucion.

Faturë e lartë e energjisë elektrike? 5 paisjet që duhet të keni parasysh

Për të kontribuar në pakësimin e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht në ngadalësimin e faktorëve që sjellin ngrohjen globale, gjithsecili prej nesh mund t’ia nisë nga shtëpia e tij. Më poshtë do të rëndisim disa mënyra për të kursyer energjinë në shtëpi. Kjo do të thotë se do të harxhoni më pak energji dhe do të paguani më pak para.

Ndryshoni llambat e zakonshme duke vendosni llamba ekologjike. Një ndër mënyrat më të thjeshta për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike është të zëvendësoni llambat e zakonshme me ato ekonomike. Në Shqipëri ka filluar prej vitesh tregtimi i llambave të tilla, madje edhe llambat fluoreshente. Konsumojnë pak energji dhe janë të madhësive të ndryshme , 12 herë më afatgjata se ato të zakonshmet.

Izoloni ngrohësin e ujit. Izoloni papafingon, muret dhe cilindrin e ujit të ngrohtë. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike konsumohet më kot, pasi shërben për të ngrohur hapësirën. Kjo mënyrë është shumë e thjeshtë. Tubat e ngrohësit të ujit mund t’i mbështillni me ngjitës plastikë. Muret nxjerrin jashtë nxehtësinë dhe ajrin e ftohtë, prandaj nëse keni mundësi do të bëni mirë t’i izoloni. Edhe pse fillimisht mund t’ju kërkojë shumë mundësi financiare, do t’ju kursejë më pak energji për ngrohje edhe për ftohje.

Frigoriferi.Ky elektroshtepiak kaq i domosdoshem për ne, është një nga konsumatoret më të medhenj të energjise. Konsumon edhe me shumë së kondicioneri. Prandaj keshillohet që dera e tij të mos qëndrojë për një kohë shumë të gjatë e hapur, të mos vendosen gjera të ngrohta në frigorifer dhe të mos lejohet formimi i akullit në pjesën e pasme të tij. Gjithashtu, nëse jeni në kërkim të një frigoriferi te ri, kini parasysh diçka: sa më i madh frigoriferi, aq me shumë harxhon.

Kondicioneri.Shumë i nevojshem ne ambientet familjare, sidomos gjatë diteve të nxehta të verës. Keshillohet që, në verë,temperatura e kondicionerit të qendrojë stabel në 25 grade Celsius, kurse në dimer temperatura perfekte është 20 grade Celsius. Gjatë verës keshillohet që të përdoret edhe freskuesja, në mënyrë që ajri i ftohtë të shpërndahet në të gjithë dhomën.

Dushi.Instaloni nje kokë dushi të vogel: sa më i ulet presioni aq më pak ujë të ngrohte harxhon dhe për rrjedhojë kursen energji. Te termostati i dushit caktojeni temperaturen në 50 grade Celsius. Uji i fortë krijon copeza të ngurta rreth rezistences se dushit, duke e ulur efiçencen e saj, prandaj këshillohet që rezistenca e dushit të pastrohet çdo 6 muaj. Kur nuk jeni në shtepi, mos e mbani dushin në prizë.

Televizori. TV Plazma janë konsumatoret me të mëdhenj të energjisë, prandaj nese doni të kurseni, zgjidhni një LCD. Por ndryshimi qendron edhe tek madhesia, prandaj midis nje 32” dhe një 55”, zgjidhni të parin.

Kompjuteri.Fikeni kompjuterin nese nuk do e perdorni per me shume se 20 min. Reduktoni kontrastin/ndriçimin e ekranit. Nderroje desktop-in per nje lap-top, sepse harxhon me pak energji. Nderroje ekranin e vjeter te kompjuterit me nje LCD, per te njejten arsye.

Ndryshoni ngrohësin e ujit. Nëse keni një ngrohës uji të vjetër, atëherë me siguri ju kërkon shumë energji, dhe rrjedhimisht edhe shumë para.

Teknologjia sa vjen dhe përparon, duke ndikuar njëkohësisht edhe te ngrohësit e ujit, që çdo familje i ka. Prodhimet më të fundit janë më ekonomike se të parat, prandaj nëse i juaji i ka bërë vitet e veta, blini një me valvula termostatike.

Termoizolimi /Dopio xham për dritaret. Xhamat e zakonshme të dritareve dhe kornizat e paizoluara lëshojnë një të pestën e nxehtësisë apo të ajrit të ftohtë jashtë. Dopio xhamat zvogëlojnë këtë humbje me 50 për qind, duke kursyer në të njëjtën kohë shumë kilovat energji. Rreth 60 % e konsumit të energjisë për një apartament familjar tipik shkon për ngrohjen, si te ambientit, ashtu edhe – të ujit. Edhe në rastet e ftohjes së ambientit në verë, termoizolimi luan nje rol shumë të rendësishëm. Sa më i mirëizoluar të jetë një ambient, aq me gjatë e ruan nxehtësine apo freskinë. Si te kursejme energji elektrike ne shtepi, Menyra per te kursyer enegjine elektrike, Si te kursejme energjine elektrike, Si te kursejme korrentin, Energjia elektrike kursimi,

Asnjëherë mos e vini në përdorim lavatriçen apo pjatalarësen kur ajo nuk është mbushur, nëse nuk keni njëlarëse me program ekonomik. Këta artikuj të nevojshëm në shtëpi janë gjërat që konsumojnë më shumë energji, prandaj kur të vijë dita e larjes së rrobave bëni një kontroll nëpër shtëpi që të grumbulloni gjithçka, duke kursyer njëkohësisht ujë dhe energji. Mos harroni gjithashtu të lani në temperatura deri në 30 gradë, nëse është e nevojshme, duke përdorur temperatura të larta vetëm nëse është e nevojshme. Kështu edhe kurseni energji, por edhe zgjasni jetëgjatesinë e rrobave tuaja. Për të evituar rrudhosjen e rrobave dhe të kurseni disa kilovat, bëni centrifugen në shkallen më të ulet.

Kurseni energjinë kur gatuani. Ndajeni ushqimin në copa të vogla kur gatuani, pasi do të gatuhet më shpejt dhe do të harxhojë më pak energji. Është e rëndësishme të kini kujdes që tenxheret apo tiganët të jenë në madhësinë e duhur dhe ta shpërndajnë nxehtësinë njëtrajtësisht. Nëse doni të ngrohni shtëpinë, mund ta mbani hapur derën e kuzhinës pasi të keni përfunduar, që nxehtësia e sobave elektrike të shpërndahet edhe në pjesën tjetër.

Mos i lini ndezur aparatet shtëpiake apo abazhurët nëse nuk është e nevojshme. Drita e vogël e kuqe e aparaturave të lëna ndezur harxhon 10 deri 60 për qind energji, prandaj do të bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe ta fikni. Gjithashtu mos harroni edhe të fikni dritat ashtu si dhe çdo aparaturë tjetër kur dilni nga shtëpia, që të mos shpenzohet pa qenë e nevojshme energji e vyer dhe para të vlefshme.

Sytë te etiketa. Përpara se të blini një elektroshtepiake të re, kontrolloni etiketen e furnizmit me energji për klasifikimin e aparatures në piramiden e efiçenses së konsumit të energjisë. Eletroshtepiaket që kanë etiketen A+ janë me efiçente dhe kursimtare me konsumin e energjisë.

Berisha akuza ndaj Aurela Bashës, reagon PD: I braktisur nga demokratët, shpif dhe gënjen

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për bashkëshorten e kreut aktual demokrat, Lulzim Basha, Aurela Bashën. Pas akuzave nga Lezha, edhe një ditë më parë, Berisha akuzoi sërish Bashën se është pronar kompanie bastesh me bazë në Qipro, por që janë në emër të bashkëshortes së tij.

Në një reagim në rrjetet sociale PD-ja, i quan këto akuza mashtrime dhe shpifje, ndërsa thekson që për hallin e tij, Berisha dhunoi shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati për gjakderdhje.

“I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë, Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkëshorten e kryetarit të PD-së. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhë gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do të mbahet mend si një non grata për korrupsion”, thuhet në reagim.

Dibra pa kryetar bashkie. Pas Celibashit, Meta letër edhe Ramës

Pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti Meta i është drejtuar me një shkresë Këshillit të Ministrave, duke i kërkuar informacion për njësitë vendore pa kryetar.

Shkresa mban datën 17 janar dhe kërkohet që krahas vakancave të vihet në dispozicion edhe arsyeja e krijimit të tyre.

Ndryshe nga sa bëri me KQZ-në të cilës i la tri ditë afat kohë, për Këshillin e Ministrave Meta nuk ka caktuar një afat, por kërkon që përgjigjja të vijë sa më shpejt të jetë e mundur.

Deri më tani, zyrtarisht kreu i shtetit është njoftuar për vakancat në bashkitë Shkodër, Vorë, Dibër dhe pritet që informacioni zyrtar të mbërrijë edhe për bashkitë Durrës, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Basha me anëtaret e Lëvizjes së Gruas, protestë para lokalit ku zhvillohet takimi. Mbërrin edhe policia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, organizoi një takim me disa anëtare të Lëvizjes Demokratike të Gruas, në një lokal në kryeqytet këtë të martë, tha PD-ja. Ndërkohë që Basha bashkëbisedonte me të pranishmet, jashtë lokalit, pranë ambasadës italiane, një grup tjetër me gra dhe të rinj protestuan, duke mbajtur pankarta kundër Bashës në duar. Aty pranë mbërritën edhe forca të policisë, të cilët larguan protestueset nga rruga.

Ndaj Bashës u qëllua edhe me vezë, ndërsa nuk munguan edhe ofendimet. “Kam bërë burg për ty”, u dëgjua të bërtiste një i ri që tentoi t’i afrohej kreut të PD, kur zbriti nga makina. Ky i fundit, i përshëndeti protestuesit teksa u fut në lokal dhe i ftoi të hynin brenda për të ndjekur takimin.