Home Blog Page 331

Dështim total tek Burreli. Branica largohet tek rivalët e matjanëve

0

Turbina përforcohet në merkato. Skuadra cërrikase ka arritur të sigurojë shërbimet e Klajdis Branicës që ditën e sotme ka firmosur kontratën dhe është prezantuar zyrtarisht.

Sulmuesi në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Burrelit, ndërsa Turbina ka arritur të bind lojtarin pasi ishte edhe një nga kërkesat specifike të trajnerit Allamanit. Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra e Turbinës në rrjetet sociale teksa bëjnë me dije firmën me Branicën.

Postimi i Turbinës:

~Zyrtar~

Klub Futboll Turbina njofton arritjen e marrveshjes me Klajdis Branicen . Branica ishte nje nga kerkesat Alfred Allamani per kete merkato. Welcom Branica.


10 momentet që fëmijët e viteve ’80 mund t’i kenë harruar, nga kooperativa tek rradha e qumështit

0

Ajo ka qenë koha e komandantëve të lagjeve, e çetave të fëmijëve, që pasditeve i gjeje nëpër qoshka e rrugica, duke luajtur në grup. Ishte koha, kur mamaja nuk të ndiqte pas me pjatën e ushqimit, por me bukë në dorë ti rendje pas shokëve, për të mos humbur lojën e radhës. Atëherë nuk ka pasur kanale televizive të dedikuar me filma për fëmijë, por një program disa minutësh në një orë të kufizuar të ditës dhe javës. Shumë pak të rastis të ndeshesh sot, poshtë pallateve, turma fëmijësh që vrapojnë të organizuar në lojëra të ndryshme. Aty-këtu, djem që tentojnë të zhvillojnë një lojë futbolli, në trotuarin e ngushtuar dhe rrugën e zënë prej makinave. Ndërsa vajzat, disi më vetmitare, rreken të zhvillojnë ndonjë lojë në cepin e pallatit… Gjithsesi, pavarësisht nostalgjisë dhe jetës reale këto pamje dhe imazhe të shkrepura në fundin e viteve ’80-të paraqesin edhe zymtësinë dhe mungësën e lirisë, vuajtjen në rradhët e pafundme të bukës, qumështit dhe gjërvae jetike.

https://albeu.com/wp-content/uploads/2022/01/kom-51-768x523.jpg
https://albeu.com/wp-content/uploads/2022/01/kom-46-768x535.jpg

Temperatura deri në -23 gradë celsius. Ja cili është qyteti i Qarkut të Dibrës i cili do përjetojë mot ekstrem

0

Vendi do të përfshihet nga temperatura ekstremisht të ulta për rajonin ku ndodhemi duke filluar nga fundjava. Nisur nga temperaturat e ulta, Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin gjatë tre ditëve të para të javës së ardhshme.

I gjithë rajoni pritet të “ngrijë” për shkak të rrymave ajrore të ftohta që vijnë nga veriu i kontintetit, ndërsa në Shqipëri pritet të shënohet edhe temperatura më e ultë e këtij viti, -23 gradë Celsius.

Stacionet meteorologjike ndërkombëtare raportojnë se zona më e ftohtë gjatë këtyre ditëve do të jetë ajo mes Librazhdit dhe Bulqizës, ku në fshatrat Klenjë, Qarrishtë dhe Okshin pritet që termometri të zbresë deri në -23 gradë Celsius.


Temperaturat e ulta do të karakterizojnë të gjithë vendin, përfshi edhe ato bregdetare. Në Vlorë për shembull, termometri pritet të zbresë nën zero, kurse në Durrës do të jetë vetëm 1 gradë Celsius.

Nano nga Dibra: Çdo polic që dhunon qytetarët do të përballet me ligjin

0

Nga Dibra ku mori pjesë në analizën vjetore të DVP Dibër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano tha se nuk do të tolerohet asnjë rast i punonjësit të Policisë që nuk sillet mirë me qytetarin apo ushtron dhunë ndaj tij.

Nga ana tjetër Nano u shpreh se policia e shtetit është pranë zbardhjes së disa ngjarjeve të rënda.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano tha se po hetohen edhe subjektet minerare në zonën e Bulqizës, të cilat janë bërë shkak edhe për ngjarje kriminale.

Vijon ndotja e rrugës nacionale Qaf – Bualli – Klos

0

  Segmenti më i ndotur nga mbeturinat e hedhura vend e pa vend në rrugën nacionale Peshkopi – Tiranë është ai Qaf Bualli – Klos. Ky segment rruge është përdorur prej vitesh si venddepozitim mbetjesh ku anash saj janë hedhur mbeturina nga më të ndryshmet. Veç pikave hotspote në fshatin Kloskatund, një tjetër zonë problematike është edhe ajo në fshatin Plan i Bardhë. Siç shihet nga pamjet, mbeturina të llojeve të ndryshme që nga plastmasët e deri tek zarzavatet janë hedhur këtu.

Ndërkohë në këtë zonë nuk ka asnjë subjekt tregtar dhe e vetmja mundësi është që ato të kenë ardhur deri këtu nga subjekte që operojnë në qytetin e Bulqizës. Jashtë kameras banorët shprehen se shohin vazhdimisht furgonë mallrash që hedhin mbeturinat në ktë zonë. Madje edhe dyshekë të nxjerrë jashtë përdorimit.

Nga ana tjetër, pasoja bie mbi banorët e fshatit Plan i Bardhë të cilët i kane banesat pak metra më poshtë.

Ndotja e këtij aksi rrugor është bërë shpesh problem mediatik, por deri tani nuk janë marrë asnjë masë nga autoritetet për të gjetur ndotësit.

Dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme vendore me 6 Mars, qytetarët e Dibrës: Favorizohet e majta

0

  Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar 6 Marsin si datën ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Dibrës. Ndërkohë për qytetarët dibran dekretimi i këtyre zgjedhjeve në këtë moment ku PD është e përçarë, favorizon të majtën. Sipas qytetarëve që u prononcuan, Partia Socialiste e ka më të lehtë t’i fitojë këto bashki jo vetëm për faktin se ka të gjitha pushtetet por edhe për shkak të problemeve që ka aktualisht Partia Demokratike. Por ka edhe nga ata qytetar që shprehen se nuk do të marrin pjesë në votime, pasi për ta nuk është bërë asgjë në këto 30 vite.

ILD kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës

0

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e magjistrates Belina Zenelin, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër teksa ngre akuza për zvarritje të proceseve dhe hetimeve, shkelje shumë të rënda disiplinore që kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë.

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra” për magjistraten B.Z.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, të nisur bazuar në ankesën e depozituar nga Prokurori i Përgjithshëm, duke ngritur pretendime për zvarritje të pajustifikuara të veprimeve procedurale për tre magjistratë, XH.M., Belina Zeneli dhe R.K. me detyrë prokurorë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Nga hetimi disiplinor i kryer nga inspektorë të ILD, për prokurorët XH.M. dhe R.K., provat ishin të pamjaftueshme për të provuar kryerjen e shkeljes disiplinore, ndërsa hetimi ka vijuar për prokuroren Belina Zeneli.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në analizë të punës së kësaj magjistrateje në periudhën 2013-2021, provohet se:

– Nga ana e prokurores B.Z. janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

– Si pasojë e veprimeve e mosveprimeve të magjistrates, nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime.

– Magjistratja ka zvarritur hetimet paraprake duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore të gjata, tej afateve procedurale dhe pa pasur arsye ligjore.

– Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013 – 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese.
– Shkeljet procedurale të kryera nga magjistratja, provohen të jenë kryer me dashje direkte. Kjo bazuar në formimin dhe eksperiencën e gjatë si prokurore, si dhe për faktin se për këto lloj shkeljesh, ndaj saj në vitin 2014 është dhënë masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”.

– Veprimet e magjistrates Belina Zeneli kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cenuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia.
a) Veprimet dhe mosveprimet e magjistrates Belina Zeneli përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Rama: Nisëm punën për kandidatët për bashkitë

0

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Partia Socialiste do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të dekretuara nga Presidenti për datën 6 mars.

Rama u shpreh se në këtë garë nuk do të ketë kandidatë nga radhët e deputetëve, sipas tij, këta të fundit janë zgjedhur për të ushtruar funksionet në Kuvend.

Ky vendim për kryeministrin u mbështet edhe nga Kryesia e PS-së, ndërkohë që ka shtuar se përparësi për të kanë kandidatet femra.

“Sa i takon vendimit për të bërë zgjedhjet në gjashtë bashki kemi folur për të nisur menjëherë organizimin, është proces ku ne sigurisht do jemi pjesë do respektojmë afatet do të paraqesim kandidatët. Nuk mendoj se do kemi deputetë në parim në këtë garë se deputetët janë zgjedhur për të bërë deputetin e ky është mendimi i gjithë kryesisë! Sa për kandidimin e grave, mes një burri me një grua, zgjedh një grua”, tha Rama.

Zbardhet vendimi KPK, ish prokurori i Matit Hysni Vata nuk i hetoi plotësisht aksidentet me vdekje në minierat e Bulqizës

0

Procesi i rivlerësimit për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Matit, Hysni Vata ekspozon trajtimin e padrejtë nga ana e organit të akuzës, të minatorëve të dëmtuar dhe të atyre që kanë humbur jetën në aksidentet e përsëritura të ndodhura në minierat e Bulqizës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi prokurorin Vata më 9 shtator 2019, pasi gjeti shkelje në dy prej kritereve të rivlerësimit, profesionalizmit dhe pasurisë, si dhe u konkludua se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësisa. Vendimi i arsyetuar i KPK-së zbardh një skemë të përsëritur në hetimet për aksidente në punë, sipas të cilave faji u mbetet viktimave. Gjashtë dosje të studiuara prej Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM tregojnë se hetimet pushoheshin pa verifikime të plota, pa pyetur të plagosurit dhe gjithmonë duke ia lënë fajin viktimave.

Edhe në analizën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA evidentohet e njëjta situatë, ku pretendimet në ankimin e ish-prokurorit Vata janë çmuar të pabazuara dhe janë rrëzuar, duke lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të tij nga detyra.

Trupi gjykues i Kolegjit vëren se në çështjet penale të trajtuara në kriterin e profesionalizmit, në të cilat janë evidentuar probleme në drejtim të arsyetimit ligjor dhe njohurive ligjore të subjektit, lidhen me hetimin e veprave penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Pa kryer hetime të plota për këto çështje, Vata ka vendosur pushimin ose mosfillimin e procedimit penal, duke përcaktuar se përgjegjësia për aksidentet e ndodhura në ambientet e punës në minierat e Bulqizës, ka qenë në të gjitha rastet e viktimave të aksidenteve, duke shmangur nga hetimi dhe përgjegjësia e mundshme subjektet minerare.

“Punonjësit e minierave kanë rezultuar pala më e dobët në marrëdhëniet e punës, por edhe në procedimet penale, pasi subjekti i rivlerësimit me vetëdije, duke ditur njohuritë e kufizuara të tyre dhe pamundësinë financiare për të ndjekur rrugën ligjore për të ankimuar çështjen, nuk ka hetuar mbi ekzistencën e kontratave të punës, kushtet e sigurisë teknike dhe shëndetit në punë, sipas legjislacionit në fuqi, dhe ka vendosur mosfillimin e procedimit përkatës penal, pa pritur ardhjen e aktit të ekspertimit tekniko-minerar, duke vepruar në kundërshtim me misionin e organit të akuzës, për të zbuluar të vërtetën[…]”, konkludon KPA.

Duke mos hetuar për vendosjen para përgjëgjesisë të shkelësve të vërtetë të ligjit, subjekti i ka bazuar konkluzionet e tij në analiza sipërfaqësore dhe ka arritur konkluzione të njëjta duke fajësuar viktimat, që sipas KPA janë konstatime të mjaftueshme për penalizimin e Vatës në kriterin profesional.

Në vlerësimin e Kolegjit, gjykimi dhe qëndrimi i subjektit të rivlerësimit në këto çështje të shqyrtuara prej subjektit, konsiderohet se ka rrezikuar apo cënuar të drejtat e qytetarëve.

Vata nuk ka arritur të kundërshtojë as konkluzionet për pasurinë dhe janë rrëzuar pretendimet e tij për mosdhënien e mundësisë për tu mbrojtur për figurën; shkaqet e ngritura për mos ofrimin e një procesi të rregullt ligjor në KPK, si dhe nuk është pranuar kërkesa për kalimin e çështjes për gjykim në seancë publike në Kolegj. Ndërkohë KPA e gjen të padrejtë vlerësimin tërësor të çështjes nga Komisioni në kuadër të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Ashtu si KPK dhe Kolegji vlerëson se Vata nuk ka justifikuar dot burimet që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 91.34 m2 në Tiranë, si dhe është vlerësuar i pabazuar pretendimi se ka pasur burime të ligjshme për krijimin e gjithë pasurive që zotëron, pasi vlera totale e të ardhurave familjare në vite është më shumë se trefishi i vlerës së tyre.

KPA vëren se të ardhurat neto të familjes së subjektit nuk janë sa trefishi i pasurisë neto të që ai zotëron. Pavarësisht këtij përfundimi, trupi gjykues vlerëson se kontrolli i kriterit të pasurisë nuk mund të jetë në asnjë rast një përllogaritje e thjeshtuar e raportit të vlerës së të ardhurave neto në total dhe vlerës totale të pasurive për periudhën e marrë në analizë.

“[…]procesi i rivlerësimit për kriterin e pasurisë është një proces kompleks që përfshin vlerësimin financiar në mënyrë të gërshetuar me interpretimin ligjor të rrethanave dhe fakteve që lidhen me krijimin e pasurisë, në drejtim të ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurive dhe përmbushjes së detyrimeve financiare të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të, në kohën e krijimit të pasurisë përkatëse”, argumenton KPA dhe e konsideron të drejtë konkluzionin e Komisionit se subjekti ka rezultuar me balancë negative në shumën 3.4 milionë lekë për periudhën e rivlerësimit.

Informacionet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK se Vata ishte përfshirë në veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës nuk u gjetën të mjaftueshme prej Komisionit për të konstatuar papërshtatshmërinë e ish-prokurorit Vata për këtë kriter.

Megjithatë, subjekti e ka kundërshtuar Komisionin dhe për figurën duke pretenduar se nuk ka pasur mundësi të mbrohej pasi informacioni për figurën nuk ka qenë i plotë, se nuk i është dhënë ansjë provë, si dhe është ndryshuar barra e provës me qëllim që t’i pamundësohej e drejta e mbrojtjes. Ai ka pretenduar gjithashtu se mbi bazën e raportit të kontrollit të figurës është paragjykuar i gjithë procesi ndaj tij.

Kolegji vëren se nga verifikimi i dosjes është konstatuar se Komisioni i ka mundësuar Vatës garancitë e duhura për t’i siguruar mundësinë e mbrojtjes efektive. Trupi gjykues vlerëson se nuk qëndron edhe pretendimi tjetër se në bazë të raportit të figurës është paragjykuar i gjithë i vetingut, pasi ka rezultuar i pajustifikuar e i pambështetur në asnjë fakt apo prove.

Nisur nga fakti se KPK nuk e ka vlerësuar të mjaftueshëm raportin e DSIK-së, për të konkluduar për papërshtatshmërinë e subjektit, Kolegji e çmon të pabazuara shkaqet e ankimit dhe për këtë kriter.

Vata ka pretenduar se Komisioni në asnjë rresht të vendimit nuk ka arsyetuar se cila është ajo shkelje e cila ngrihet në nivelin e dhënies së masës disiplinore të shkarkimit nga detyra, por vetëm ka bërë citimin formal të dispozitës, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe jurisprudencën e Kolegjit. Lidhur me këtë pretendim, Kolegji konstaton se Komisioni në përfundim të çdo analize për secilën dosje penale për veprën penale “Shkelje e rregullave të sigurisë teknike në punë”, ka arritur në konkluzione konkrete sipas të cilave vendimmarrja e subjektit të rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Ndërsa në vlerësimin tërësor të çështjes, Komisioni ka vlerësuar si shkaqe të cenimit të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë deklarimet e pasakta dhe të pamjaftueshme në ILDKPKI për pasurinë; mosdeklarimin e shkëmbimit të një apartamenti; dyshime mbi integritetin e figurës të ngritura nga organet ligjzbatuese dhe të konfirmuara nga informacionet me të cilat janë njohur anëtarët e trupit gjykues; mangësitë profesionale të përsëritura dhe dyshime të arsyeshme mbi favorizime të personave nën hetim.

Kolegji vëren se të gjitha çështjet e analizuara në kuadër të vlerësimit të profesionalizmit, që janë konsideruar prej Komisionit si shkak për shkarkim, janë vlerësuar po ashtu se përbëjnë bazë për të konkluduar se subjekti gjendet për të njëjtat shkaqe edhe në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia, që sjellin shkarkimin dhe në këtë rast.

Trupa gjykuese sjell në vëmendje jurisupudencën e Kolegjit, sipas të cilës nuk mund të ketë penalizim dy herë pë të njëjtën shkelje. “Në zbatim të parimit të mosndëshkimit dy herë për të njëjtën shkelje, qëndrimi i Komisionit i cili kualifikon dy herë si shkak shkarkimi, për efekt të këtij procesi, të njëjtën shkelje, nuk është i drejtë”, vlerëson KPA.

Po ashtu, Kolegji çmon se deklarimet e pasakta të subjektit për ish-pasurinë apartament banimit mund të ishin përfshirë nga Komisioni në vlerësimin e përgjithshëm, por nuk mund të kualifikohen për shkarkimin e tij në kushtet e cënimit të besimit të publikut.

Kontradiktore janë gjetur në vlerësimin tërësor edhe konkluzionet e Komisionit për pastërtinë e figurës. Sipas KPA, konkluzioni i arritur nga KPK se dyshimet e arsyeshme mbi integritetin e figurës përbëjnë cenim të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, është i paqartë dhe kontradiktor me arsyetimin e bërë për këtë kriter se, informacionet dhe provat e DSIK janë të pamjaftueshme për papërshtatshmërinë në këtë kriter.

“Vlerësimi i cenimit të besimit të publikut te drejtësia, duke u mbështetur në dyshime të paprovuara, nuk është në përputhje me frymën e ligjit[…]”, argumenton Kolegji dhe vlerëson se konkluzionet e renditura nga Komisioni për cenimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë nuk mund të kualifikohen sipas nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 për vetingun e magjistratëve.

Në përfundim, trupa gjykues e KPA e kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtare Natasha Mulajn, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e Hysni Vatës.

Shkrim i BIRN

Njoftim i rëndësishëm për nxënësit matjan. Shkollat do të mbyllen në këto data

0

NJOFTIM I RËNDËSISHËM I MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT





Të dashur nxënës, mësues dhe prindër!



Dua t’ju njoftoj se sot në MAS kemi marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me procesin mësimor të shkollave tona në fillim të javës së ardhshme.



Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius.



Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.



Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rendësi prioritare.



Të dashur prindër!

Ju lutem merrni masa për ju dhe fëmijët tuaj, në mënyrë që t’i kapërcejmë sa më lehtë këto ditë të vështira të dimrit.



Shumë faleminderit për mirëkuptimin tuaj!