Home Blog Page 329

Autori matjan Ermal Lala vjen me romanin e tij më fundit të titulluar “Purple”

0

Shkrimtari matjan Ermal Lala vjen para lexuesve me veprën e tij të tretë letrare, romanin “Purple”. Më parë ai është prezantuar para lexuesve me vëllimin poetik “Kënga e reve të bardha”, në vitin 2013 dhe në vitin 2019 me “Melodia e valës së kaltër”, prozë dhe poezi.

Libri i fundëm i Lalës bëri jehonë në botën letrare, aq sa edhe platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al e ka përzgjedhur romanin “Purple” të autorit matjan Ermal Lala ndër 11 librat e përzgjedhur për lexuesit gjatë 365 ditëve në vijim, si prurjet më të reja të autorëve që janë në fazat e para të komunikimit me lexuesit.

Romani “Purple” e merr subjektin nga realizimi i një ëndrre rinore e një studenteje të diplomuar në degën e Gazetarisë, Anita Grori, por me aspirata të mëdha, duke dalë nga koncepti i ëndrrës në sirtar. Por shuë shpejt kjo ëndërr do të ndiqet nga plane djallëzore e vrastare, duke e mbajtur pezull fatin e personazheve me intriga të stisura prej letrash, të cilat priten të zbulohen nga lexuesi. “Purple”, thotë redaktorja e librit, ngrihet mbi binomi e krimit dhe vrullit të pasionit që prodhojnë dramaticitet dhe dinamizëm në strukturën e tij tekstore. Studiuesja Ulpiana Bido thotë se Romani “Purple” i Ermal Lalës është një roman që, që nga titulli të fut në mendime dhe të mban mbërthyer faqe pas faqeje. Ngjarjet janë të vendosura në një mjedis tipik shqiptar, ashtu sikurse edhe personazhet që karakterizojnë romanin mund t’i kemi çdo ditë pjesë të së përditshmes sonë.  Ndërsa për kritiken letrare Dhimitrula Lapi, autori i “Purple: vjen me një roman koherent e të lexueshëm për çdo lloj moshe dhe tip lexuesi. Mjafton të lexosh faqet e para dhe romani të fut në “grackën” e tij, të mbërthen. Shkrimtari Ermal Lala është lindur në fshatin Gjoçaj të Matit, në vitin 1992, ndërsa është diplomuar në master të Bioteknologjisë “Molekulare dhe Industriale” si dhe ka mbrojtur titullin Master i Shkencave në fushën e mësimdhënies në Biologji. Me librin e tretë të sapohedhur në qarkullim Ermal Lala nis e zë vend denjësisht në radhën e autorëve matjanë të kohës.

Hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit, problem mbeten rrugët e fshatrave në Xibër

0

Mjetet që lëviznin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër dhe ato nga Qarku Dibër në drejtim të Tiranës janë lejuar të përdorin rrugën e Arbrit, vetëm pasi autoritetet bënë të mundur pastrimin e aksit nga dëbora dhe akulli, kryesisht në bajpasin e Murrizit.

Fillimisht lëvizja e automjeteve në këtë rrugë është bërë nën monitorimin e plotë të policisë rrugore e cila ka patrulluar vazhdimisht në të gjithë aksin e rrugës së Arbrit në Xibër dhe Bastar të Mesëm të Tiranës.

Kalimi i mjeteve në këtë aks rrugor këshillohet të bëhet vetëm nga ato që janë të pajisura me goma dimërore dhe të kenë me vete zinxhirë.

  Prezenca e madhe e akullit kryesisht në rrugën e fshatit Xibër – Hane e Ketë e ka bërë qarkullimin e mjeteve edhe në orët e pasdites pothuajse të pamundur. Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë natës pritet ta vështirësojnë akoma më shumë situatën e lëvizjes në rrugët e Njësisë Administrative Xibër.

Basha: Berisha premtoi se nuk do ta merrte partinë peng

0

Nga Durrësi, Lulzim Basha sulmoi edhe njëherë Sali Berishën se për hallin e tij personal ka vendosur demokratët përballë njëri-tjetrit në një moment të paprecedentë.

Basha kujtoi se pakicën e udhëhequr nga Berisha nuk i bashkon asnjë ideal, asnjë kauzë, ndërsa i kujtoi ish-kryeministrit se premtoi se nuk do ta merrte partinë peng kur u shpall non-grata.

“Nuk kemi ardhur për të sharë asnjë demokrat të vetëm. Nuk kemi ardhur për të shpifur kundër askujt dhe jo më ndaj anëtarëve të familjes tonë politike. Nuk kemi ardhur të gënjejme. Askush nuk ka ardhur për veten. Të gjithë kemi ardhur për PD, për Durrësin dhe Shqipërinë. Një pakicë e vogël mblidhet për shkak të të kundërtave, mblidhet për të shpifur, gënjyer, demokratët, themelues e qëndrestarë.

Intelektualë të Durrësit që për 3 dekada nuk u kujtua PD as në pushtet e as në opozitë, për të fyer të rinj sepse mendojnë ndryshe. Ata janë një pakicë sepse nuk i bashkon asnjë ideal, asnjë kauzë, vetëm halli personal i një njeriu, i cili premtoi se nuk do ta merrte partinë peng. Halli personal i tij shpallja non grata nga SHBA për korrupsion. Tani që e shohim sesi sillet me demokratët, si i mashtron, si i gënjen. Ajo që ndodhi në 8 janar është një vijë ndarëse, një vijë e kuqe”, tha Basha.

Tërbuni i rrëmben një pikë Burrelit, ekipet shënojnë nga një gol

0

Ekipi i Burrelit e ka nisur fazën e dytë të këtij sezoni me barazim duke mos arritur që të marrë tri pikë në shtëpinë e tij përballë pukjanëve të Tërbunit. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje foli për miqtë të cilët rrezikuan seriozisht portën matjane. Rasti më i pastër për miqtë në këtë pjesë erdhi në minutën e 27 kur Jurgen Peqini godet saktë drejt portës, ndërsa topi ndalet nga portiere Igli Koca. Matjanët nuk mundën të rrezikojnë në asnjë rast me Çemën dhe Daijan që ishin vendosur në vijën e parë të sulmit. Ndërkohë, Kujtim Alcani luajti vetëm 7 minuta për shkak të një dëmtimi që pësoi në fushën e lojës. Ndërrimet e bëra në pjesën e dytë nga trajneri Alert Alcani përmirësuan performancën e lojës. Në minutën e 52 është Daija që provon me kokë, por portieri Kuka është tejet i vëmendshëm. Megjithatë miqtë vijojnë tentativat për të gjetur rrjetën e portës vendase. Është Jurgen Peqini i cili kalon të tijët në avantazh pasi merr një pasim nga Hyso dhe godet saktë në ballore duke tundur rrjetën e portës matjane.

Por futja në lojë e Olivieras, Dedgjonajt, Stanës dhe Kryemadhit ndryshoi panoramën e lojës. Në minutën e 67 është braziliani Oliviera që godet fort drejt portës së Kukës por ky i fundit pret saktë topin. Tre minuta para se të mbyllej loja, Oliviera pason saktë Hasën i cili godet në shenjë dhe barazon shifrat në një me një.

 3 minutat e mbetura dhe ato 5 shtesë të dhëna nga gjyqtarët nuk ndryshuan asgjë, duke u mbyllur gjithçka Burreli 1 e Tërbuni 1.

Trajneri i Burrelit, Alert Alcani tha se barazimi ishte rezultat i drejtë pasi loja u zhvillua e barabartë.

Ndërkohë trajneri i Tërbunit Elvin Beqiri tha se të tijët mund të kishin bërë më shumë, megjithatë janë në rrugën e duhur.

25 vite më parë/ Kush e rrahu Edi Ramën në ’97? Dëshmia: Donin të më vrisnin?! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që bën për spital kryeministrin

0

“Më 21 duke u gdhirë 22 janari i vitit 1997, u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i Akademisë së Arteve, intelektutali i pavarur dhe bashkëpunëtori i shtypit të lire, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama. Lajmi mori dhenë nëpërmjet gazetës “Koha jonë” dhe mediave të tjera të pavaruara.”

Kështu e nis shkrimin e tij Hamdi Jupe dhe sjell në vëmendje një ngjarje të ndodhur 25 vite më parë, rrahjen e Edi Ramës në viti 1997. Si një koleg dhe person që e ka njohur nga afër kryeministrin e sotëm, në ambientet e gazetës “Koha Jonë” ku Edi Rama punonte atë kohë, ai tregon sesi e gjetën të gjakosur në spital.

“Gazetari Martin Leka përshkruante gjendjen e piktorit të shtrurar në spital. “Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…” Zëri i kolegut të radios londineze “BBC” përmes receptorit të telefonit këtë radhë vinte trishtueshëm. Nuk arritëm ta pyesnim për hollësira të tjera, ndonëse arritëm të kuptonim tragjedinë.

Ndahet nga jeta trajneri ikonë i Burrelit, Robert Jashari

0

Futbolli shqiptar ka humbur sot një tjetër personalitet. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60.

Jashari ka hyrë në histori edhe për faktin se ka shënuar golin e parë të Shqipërisë në eliminatoret e një Kampionati Botëror, në Belfast kundër Irlandës së Veriut në vitin 1965. Jashari ka fituar trofeun “Këpuca e Artë “ për 3 sezone radhazi, si golashënuesi më i mirë ne edicionet 1962-65 dhe ka dhënë kontribut të veçantë edhe në fushën e trajningut, ku ka drejtuar me sukses disa skuadra. Në vitin 2016, FSHF e ka nderuar Robert Jasharin me titullin “Legjenda e futbollit shqiptar”.


Përmes një postimi në rrjetet sociale Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta të Jasharit, duke vlerësuar kontributin e tij në futboll.

“Kjo e shtunë nisi me një lajm që na hidhëroi shumë. Është ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60.

Një personalitet me shumë vlera që do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë futbollit shqiptar.

Dua t’i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Robert Jasharit. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm. U prehtë në paqe!”, – tha Presidenti Duka.

Në Burrel, për vajzën. E pranoi ftesën e ardhur nga klubi i “31 Korrikut”, edhe pse skuadra matjane luante në Kategorinë e Dytë, por me një kusht: T’i siguronin vajzës së tij të drejtën e studimit Gjuhët e Huaja, të mohuar në vite. Shumë mik me Hysen Shahun, njeriu që e mbështeti sportin, ndërtoi stadiumin në këtë qytet, nisi gjithçka nga e para: Me vullnet e pasion, me egon që e karakterizonte, katër vite të paharruara (1980-’84) dhe skuadra si asnjëherë në të kaluarën, arrin të luajë në elitën e futbollit shqiptar në Kategorinë e Parë. Janë vitet e lavdishme të “31 Korrikut” surprizë, skuadra Farukut&CO, tronditën klube me histori, madje duke sfiduar këdo. Dhe trajner ishte Bert Jashari. Bashkë me triumfet, pas fjalës së dhënë e premtimit të marrë, edhe vajza siguroi arsimin e lartë

Dëshironi të mësoni gjuhën gjermane? “LEC” ju jep mundësinë të gjithë të interesuarëve në Burrel

0

Nëse jeni të interesuar të mësoni gjuhën gjermane, ” Languages Education Center” ofron kurse gjermanishteje për të gjithë ata që duan të studiojnë ose të punojnë në vendet gjermanishtfolëse.

Përvec gjuhës gjermane ofrojmë gjithashtu edhe gjuhën angleze për çdo nxënës, student dhe të rritur që dëshirojnë të pasurojnë fjalorin e tyre në gjuhën angleze.

Kurset do të zhvillohen në Burrel dhe Tiranë, në klasa dhe online.

Për më shumë informacione të detajuara ju lutemi të kontaktoni në nr. e tel 069 57 18 925 ose në Instagramin tonë languages.education.center

Temperatura e acarta. Ja si shfaqet situata në qarkun Dibër

0

Burime nga Emergjencat Civile bëjnë me dije se nga temperaturat e ulëta që kanë goditur vendin ka një prani të madhe akulli në akset rrugore në qarkun e Dibrës. Rruga e Arbrit është e kalueshme me zinxhirë në segmentin e bypasit.

Rrugët rurale janë të kalueshme në nivel qarku, ndërkohë që i bllokuar mbetet aksi Peshkopi-Lurë

Rrugët Lurë-Rrëshen, si dhe Xibër-Klos janë të kalueshme me zinxhirë.

Ka mungesë energjie në njësitë Kala e Dodës, Reç, Lurë dhe Selishtë. Ekipet e punës të OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike.

A mund ta përdorim sot Rrugën e Arbrit/ Firma “Gjoka” jep njoftimin e rëndësishëm

0

Rruga e Arbrit është hapur për qarkullim dhe kalimi mund të kryhet normalisht pavarësisht motit të keq. Kompania që kujdeset për rrugën apelon shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit për shkak se ngricat do të jenë prezente.

“Gjatë natës reshjet kanë pushuar, mjetet borëpastruese në terren kanë punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora. Tashmë Rruga e Arbrit është e hapur për përdoruesit e mjeteve dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftim.

Dhurata Çupi: Rruga e Arbrit mbyllet me polici 2 muaj pas inaugurimit

0

Deputetja e Partisë Demokratike në Dibrës, Dhurata Çupi deklaroi sot se Rruga e Arbrit u mbyll me polici 2 muaj pas inaugurimit.

Çupi publikoi pamje nga rruga e bllokuar, ndërsa hodhi akuza se rruga u hap për propagandë.

“Rruga e Arbrit, e inauguruar me pompozitet nga kryeministri 2 muaj më parë, ka dalë sot jashtë funksionit nga bora. E kam denoncuar edhe më herët, që rruga u hap për propagandë. Në të vërtetë ajo është e pa mbaruar, prandaj sot shikohet si rrezik për qytetarët dhe bllokohet kalimi me polici si në shtetrrethim”, tha Çupi.

Sipas saj, mashtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëve zgjati më pak se 2 muaj.

“Kur rrugët jepen pa garë tek klientët e Edi Ramës, kur kontratat dhe afatet nuk respektohen, korrupsioni është para syve tanë. Bie pak borë në Shqipëri dhe bllokohet gjithçka. Mbyllen shkollat, mbyllen dhe rrugët. Shteti i korrupsionit që ka ngritur Edi Rama del zbuluar thjesht nga një borë. Në 6 mars dibranët kanë mundësinë e madhe ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri të keqe që i vjedh, i izolon dhe i varfëron”, tha ajo.

Çupi u shpreh se dibranëve u duhet një bashki për vete, jo për qeverinë.