Home Blog Page 324

Kandidatura e Jordan Daci në Dibër është mbi palët dhe simbolizon bashkimin

Alban Daci

Kandidatura e Jordan Daci, për Bashkinë Dibër, është një kandidaturë, që qëndron mbi palët dhe i bashkon të gjitha palët. Kjo lidhet me faktin, se Jordani nuk vjen nga strukturat PD e po ashtu Jordani, duke qenë një vlerë intelektuale, dhe një personalitet i fortë publik, nuk është përfshirë në debatin e brendshëm të PD!

Jordani është pozicionuar në kauzat e te Djathtës, por në këto momente, pozicioni i tij është në favor të një PD te bashkuar! Dimensioni i Jordanit është më i gjerë dhe më i madh, se dimensioni real që, de facto, ka vetë PD dega Dibër.

Pra, kjo e bën kandidimin e Jordanit një vlerë plotësuese dhe jo sfiduese mes palëve.
Kandidatura e Jordanit nuk është një motiv për të bërë përçarje në zgjedhje, por është një arsye, që të gjithë demokratet të bashkohen rreth tij, për ta kthyer drejtimin e Bashkisë Dibër, pas, thuajse, tetë vitesh nën siglën e PD!

Jordani, me dimensionin e tij prej intelektuali, duke qënë figurë me peshë publike, ofron edhe atë pjesë të elektoratit gri, që për shumë arsye nuk e kanë votuar në zgjedhjet e fundit PD në Dibër, ku bëjnë pjesë të rinj dhe po ashtu edhe ajo kategori e zhgënjyer!
Një figurë e tillë nuk është çudi të marrë vota edhe majtas, edhe votën e të gjithë atyre që nuk janë militant sy mbyllur.

Gjithashtu, kandidimi i Jordan është një arsye më shumë që Partine Demokratike në Dibër ta votojnë edhe persona që nuk besojnë me te politika, por besojnë tek profesionalizmi dhe statura e Jordanit si person, individ, apo për shkak të kauzave të tij publike, në mbrojtje të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut!

Jordani është një arsye më shumë që PD në Dibër të bashkohet për të fituar Bashkinë, sepse kandidatura e tij nuk bën pjesë te lobime apo fraksionet e brendshme që, tashmë, për arsye personale, apo për ekulibra politike po e bëjnë. Kandidimi i Jordanit ofrohet si alternativë konsensusi! Jordani, qëndron mbi palët, por duke i bashkuar dhe i përfaqësuar të gjitha drejt një fitoreje të sigurt në garën për Bashkinë Dibër. Me kandidimin e Jordanit nuk ka të humbur.

Kripë e skorja në rrugët e fshatit Xibër – Hane, mundësohet qarkullimi i automjeteve

0

 Bashkia e Klosit ka vijuar punën për hedhjen e skorjes dhe kripës në rrugët ku ka patur prezencë akulli në Njësinë Administrative Xibër. Mjetet e drejtorisë së shërbimeve kanë bërë të mundur hedhjen e kripës dhe skorjes në rrugët e lagjeve të fshatit Xibër – Hane. Po ashtu është bërë e mundur hedhja e skorjes dhe kripës edhe në rrugët e fshatrave Shkallë e Gurë i Bardhë, ku temperaturat ekstreme të ulta krijuan akull duke penguar qarkullimin normal të automjeteve.

Prania e skorjes dhe kripës mbi akull do të mundësojë shkrirjen e tij dhe qarkullimi i automjeteve të kryhet normalisht për të gjithë banorët e fshatit Xibër – Hane në Njësinë Administrative Xibër.

I kontaktuar nga Mat Televizion, Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve pranë Bashkisë Klos, Jetmir Dedolli tha se është ndërhyrë në të gjitha zonat problematike ku ka patur akull në rrugë si në Gurrë të Vogël, Mishtër e Gurrë të Madhe. Po ashtu sipas tij vijon puna për hedhjen e kripës dhe skorjes në rrugët e lagjeve të fshatit Ketë i cili është edhe fshati më i largët i Bashkisë së Klosit.

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës: Nuk jeni të paprekshëm

0

Ministri i Drejtësisisë Ulsi Manja ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Ervin Hoxha, i cili e mori këtë detyrë pas vendimit të Këshillit të Ministrave. Gjatë prezantimit Manja ka kërkuar zbatimin e ligjit nga trupa e specialistëve të Shërbimit të Provës.

“Porosia ime një dhe e vetme që i përmbledh të gjitha porositë që kam për ju, është zbatimi i ligjit”, ka thënë Manja. Më pas, duke iu referuar problematikave të ngritura herë pas here  ne media, ai u ka kërkuar që të mos bëhen pjesë e makinacioneve në kurriz të së drejtës dhe ligjit.

“Ju si shërbim nuk jeni të pavarur. Nuk jeni as një ishull me qeveri autonome por jeni nje sherbim qe duhet tju udheheq ligji dhe vetem ligji! Mbikqyrja e denimeve alternative duhet te jete ne funksion te qellimeve qe ka denimi penal sipas ligjit dhe jo orekseve te indiviteve brenda sherbimit te proves dhe qe ska lidhje me zbatimin e ligjit”, ka thënë Manja, duke paralajmëruar se ai po punon që ky shërbim të jetë pjesë edhe e mbikqyrjes së kontrollit të brendshëm, njësoj si burgjet.

Ai i është drejtuar trupës se do të jenë ata që do të dalin në mbrojtje të veprimeve të tyre përpara opinionit publik dhe medias. “Ne jemi këtu për të bërë detyrën kundrejt ligjit dhe qytetarëve. Kaq. Ju keni aplikuar për të qenë pjesë e sistemit. Tani jeni pjesë e sistemit. Ky sistem është në shërbim të qytetarëve. Nëse ndonjë e mendon ndryshe, dua t’ju them se nuk ka asnjë të paprekshëm”, ka thënë mes të tjerash Manja.

Zgjedhjet në Dibër/ Celibashi apel qytetarëve në 6 bashkitë e vendit: Ja rastet kur nuk mund të votoni

0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve,  Ilirijan Celibashi i bën apel qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit.

“Të gjithë qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 Mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve”, thuhet në apelin e Celibashit.

Ai sqaron se procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve, ndaj i bën thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 Mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre.

“Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm”, mbyll apelin e tij Celibashi.

Nga Basir Çollaku- Po trembet Rama nga përgjimet e padala?! Ai e di. Nuk kemi parë gjë akoma…

0

A po trembet Rama nga përgjime të tjera të padala të zarushtarit të tij, për pazare të rënda me drejtësinë?! Një premtim pazar ku zgjatimet e Ramës kanë rënë në kurth. 

Përgjime serioze kanë alarmuar Edi Ramën. Ai e di se çfarë ka ndaj mundohet të sulmojë për të mbrojtuar atë që ende nuk ka dalë. Por ai e di se sejmenët e kanë bërë mullar muhabetin. Kjo është strategji e tij. Madje bashkiaku është ende personazh. Sepse janë telashe me kosto të lartë.

Ndaj ka kërcitur C4 se djemtë e mirë janë bërë djem shumë problematikë. Rama po ofron dosje të bardha për dosje të zeza, për të shkuar në fund të lakmisë dhe të heshtjes.

Duket se SPAK merr ujë nga ky kontroll qeveritar. 

Rama i përgjuar është një Ramë i gjithi vepër penale, ku vartësit janë kaqola ekzekutues. ëikiliks në mazhorancë sapo ka nisur. Siç thotë vetë Rama, nuk kemi parë gjë akoma?!

Tradita thotë se:

Për përgjimin për Meta-Prifti bëri namin sa u vranë njerëz.

Për përgjimin e Geron Agron Xhafës bëri hatanë sa e dërgoi në mesnatë në Itali si turist.

Për videot në postën e policisë në Fushë Kruje kur Balla, Bushi e Rraja kanosën oficerin në zyrë, ulëriti se i pa vetë dhe ekspertët thanë zyrtarisht se i zhduku rrufeja kamerat ditën për diell..

Për përgjimet e Tahirit e nisi me mushkonja dhe i mbeti në dorë antimafia italiane, pastaj marifeti u gjend për të varrosur të dhënat.

Për përgjimet e nxjerra nga Bild u shkund nga thellësitë e llogarive dhe përfundoi mik me “djemtë e mirë” të medies gjermane.

Për përgjimet e Tan Lames ku do rrafshoheshin 100 mijë shtëpi u mburr se është gënjeshtër elektorale.

Për përgjimet e Veli bashkisë ky neveritet sepse është porositësi dhe është duke u përpjekur të ndalojë përgjime të tjera ku e nxjerrin lakuriq, por jo si në 2007… shumë më keq…?! Është duke negociuar këtë hall mbase.

Për përgjime me djem problematikë ku kryen punë të pastra të parave allasoj duhen pyet pak partnerët.

Rama ka të drejtë. Nuk kemi parë gjë akoma.

Ndoshta Veliaj ka parë diçka…

Përndiqte dhe kërcënonte 29-vjeçaren, arrestohet në Bulqizë “maniaku”

0

Bulqizë

Përndiqte një 29-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon, arrestohet në flagrancë nga Policia 34 vjeçari.


Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 29- vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Vrau për të marrë hakun e të atit/ 17-vjecari në Lezhë nuk pendohet, ja çfarë tha në polici

lorian Pervathi, 17-vjeçari i cili vrau dje 65-vjeçarin Lek Lekgjonajn, në Lezhë nuk është penduar. Adoleshenti ka pranuar në polici se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij, por në asnjë moment nuk ka shfaqur pendesë.

Në vitin 2019 vëllai i viktimës së djeshme ka vrarë babin e 17-vjeçarit, i cili asokohe ishte shumë i vogël. Floriani humbi edhe nënën sepse ajo u vetëhelmua pasi i vranë të shoqin.

I rritur pa të dy prindërit, duke se 17-vjeçari e ka pasur motiv për të vënë në vend sipas tij drejtësinë e munguar.

Gjykata njeh Bashën si kreun e PD: Vetëm ai i propozon kandidatët për 6 marsin

Gjykata e Tiranës njeh Lulzim Bashën si kreun e PD. Selia blu e ka dërguar vërtetim e gjykatës në KQZ, pas kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj ka siguruar vërtetimin ku thuhet se në 1990 është miratuar krijimi i PD dhe kryetari i saj është Basha. Në dokument thuhet se kryetari i PD, Basha, është personi i vetëm i autorizuar për të paraqitur kandidatët për kryetarë bashkie në emër të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki.

Kreu i KQZ i pyetur disa ditë më parë se kë do të regjistrojë për zgjedhjet e 6 marsit nisur nga fakti se si PD ashtu edhe Komisioni i Rithemelimit kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në zgjedhje, ai tha se partitë politike që kërkojnë të regjistrohen si subjekt u nevojitet një vërtetim nga gjykata.

“Partia politike e cila kërkon të regjistrohet si objekt zgjedhor duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një vërtetim që mban të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emrin, organin drejtues, organet kompetente përfshirë këtu dhe KQZ, kështu që nuk është një çështje e KQZ por që është e përcaktuar mirë nga ligji dhe në momenti kur fillon procesi i regjistrimit të partive politike dhe do të merrni dijeni. Sikurse për çdo gjë tjetër.”

Pasi ka marrë vërtetimin e gjykatës, PD ia ka nisur KQZ. “Bashkelidhur me vërtetimin e gjykatës së rrethir Tiranë i cili konfirmon se me urdhrin e ministrit të drejtësisë nr 12, datë 19.12.1990 është miratuar krijimi i partisë demokratike dhe ky doumentacion është depozituar në zyrën e regjistrimit të partive. Kryetari Lulzim Basha është personi i vetëm i  autorizuar të paraqesë në emër të partisë kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme”, thuhet në dokumentin e PD, bashkëngjitur vërtetimit të gjykatës.

Me këtë vërtetim Basha u ka “mbyllur gojën” edhe sh-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta të cilët janë shprehur se nuk e njohin si kryetarin e PD.

Në mbledhjen e parë përgatitore për zgjedhjet e pjesshme vendore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ivi Kaso, përfaqësues i PD që është me krahun e ish-kryeministrit, ka kundërshtuar përfaqësinë e PD-së në komision pasi sipas tij Lulzim Basha nuk është më kryetar. Sipas tij vula e Partisë Demokratike ka ndryshuar që më 11 dhjetor. Por, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, tha se ligjërisht komunikimi mund të vazhdojë vetëm me PD-në zyrtare.

Në KQZ, Partia Demokratike sot ka dërguar edhe kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit, bashkë me emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve.

Muhamed Veliu: Rama ka zgjedhur një ekonomist si kandidat për Dibrën

0




Partia Socialiste e ka gjetur kandidatin e mundshëm për Bashkinë Dibër në garën e 6 Marsit.

Emri ruhet me fanatizëm nga drejtuesi politik i qarkut Dibër, ministri drejtësisë Dr. Ulsi Manja.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu në edicionin qëndror të lajmeve 19:30 raportoi se bëhet fjalë për një ekonomist të njohur që jeton dhe punon në Tiranë, me origjinë nga Dibra.

Do të jetë mbledhja e ardhëshme e kryesisë së PS nga ku do të diskutohen të gjitha kandidaturat e ardhura nga baza përmes drejtuesve politik.

Mbrëmjen e sotme kryesocialisti Edi Rama krahas takimeve me drejtuesit politik të Tiranës dhe Dibrës zhvilloi edhe një takim me të 12 drejtuesit politik të PS në qarqe.

Top Channel

Nis rehabilitimi i vendgrumbullimit të mbeturinave në Muzhakë, Agron Malaj: Ndekje penale për ata që djegin mbetjet (VIDEO)

Prej afro një muaji ka nisur zbatimi i projektit për “Mbylljen, rehabilitimin e mbetjeve urbane nga venddepozitimi ekzistues në Burrel. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se projekti synon eleminimin njëherë e mirë të ndotjes që shkaktohej nga prania e mbeturinave në sipërfaqe në këtë zonë. Sipas Malajt projekti do të mundësojë edhe ndërtimin e një sistemi tjetër të grumbullimit të mbetjeve për 5 vitet e ardhshme, me filtrim, mbulim, rrethim e mbjellje pemësh. Ndërkohë pika e re, do të ketë tjetër standart grumbullimi mbetjesh.

 Pas përfundimit të këtij projekti, sipas Malajt nuk do të ketë më djegie të mbeturinave. Kryebashkiaku Malaj shtoi se në vijimësi për ndotësit e mjedisit do të zbatohet ligji nga masat administrative deri në procedim penal.

Me kalimin e shërbimit të pastrimit në varësi dhe menaxhim të bashkisë, pika e grumbullimit të mbetjeve në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Muzhakë, do të jetë më e kontrolluar.