Ekzekutimi i shqiptarit Bledar Muça në Antwerp të Belgjikës nuk është i vetmi në botën e krimit. Një javë para se të ekzekutohej Bledar Muça, një nga dëshmitarët kyç ndaj vrasësit holandez Ridouan Taghi, u qëllua për vdekje.
Ai u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në një makinë të djegur në Cadiz të Spanjës. 52 vjeçari Ebrahim Buzhu do të dëshmonte ndaj Taghit, i cili u arrestua në Dubai në vitin 2019. Ky i fundit po përballet me drejtësinë holandeze për një numër vrasjesh si dhe është akuzuar për përgatitjen e një rebelimi të dhunshëm brenda burgut si dhe për urdhërimin e vrasjeve nga qelia e tij.
Një javë pas vrasjes së Ebrahim Buzhu, në Antwerp të Belgjikës u ekzekutua jashtë banesës së tij, shqiptari Bledar Muça.
Ai ishte krahu i djathtë i të fortëve të Elbasanit Florenc dhe Adrian Çapja si dhe ka jetuar në Londër me dokumente të rreme deri në vitin 2020. Por vrasjet në botën e krimit nuk do të ndaleshin këtu, një tjetër trafikant droge Ebrahim Buzhu mbeti i vrarë. 52 vjeçari njihej edhe si “kasapi”. Buzhu besohej se ishte rivali i Taghit dhe e kishte denoncuar atë në polici në vitin 2015.
Buzhu do të dilte dëshmitar në gjyqin ndaj tij ku Taghi së bashku me 16 persona të tjerë, dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit kriminal të njohur si “Mocro Mafia” dhe akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Policia e arrestoi atë në vitin 2019 në Duabi pas bastisjes së apartamentit të tij luksoz dhe u ekstradua në Holandë për t’u përballur me drejtësinë. Policia dhe prokurorët besojnë se ai ka vijuar të urdhërojë vrasje edhe nga qelia e tij ndërsa po planifikonte të arratisej nga burgu, shkruan The National News.
Sipas të dhënave gjykatës Taghi i kërkoi njërit prej avokatëve të tij, kushëririt të tij Youssef Taghi, udhëzime për planet e arratisjes. Thuhet se ai po planifikonte të punësonte një mercenar komando nga Ballkani që të lirohej. Avokati kryesor i Taghit, Inez Weski, i mohoi akuzat.
Ndërkaq javën e kaluar Youssef Taghi u akuzua për shpërdorim detyre se po i jepte informacione nga burgu botës së krimit. Por edhe ai i mohoi akuzat.
Ridouan Taghi dyshohet gjithashtu edhe për urdhërimin e vrasjes së gazetarit holandez De Vries, i cili këshillonte dëshmitarin kryesor, Nabil Bakkali, një ish-anëtar i bandës, në gjyqin ndaj Taghit. Kjo ndodhi pas vrasjes së avokatit të Bakkali, Derk Wiersum në 2019 dhe vëllait të tij Reduan Bakkali në 2018. Taghi urdhëroi vrasjen e Reduan Bakkali pas dëshmisë së tij.
Zyrtarët në Belgjikë thonë se shumica e kokainës mbërrin në Antwerp më pas dërgohet në Holandë. Shifrat e fundit tregojnë se shumica e drogës në Evropë kontrabandohet përmes Belgjikës, me një qarkullim deri në 130 miliardë euro.
Dibrani Bledar Muça u ekzekutua njëkohësisht me “mbretin” e kokainës në Belgjikë që do dëshmonte kundër…
Zgjedhjet në FSHF, gazetari Baze: Armando Duka i ka vrarë zgjedhjet që në vitin 2002
Çështja e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ngjallur mjaft interes, debate, akuza dhe shumë padi në prokurori rreth manipulimeve që janë kryer në Shoqatat Rajonale.
Këto tema janë diskutuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ora Sport” në Ora Neës.
Gazetari Fatjon Baze ka komentuar rreth problemeve që kanë shoqëruar këtë proçes dhe ndëryrjeve politike.
“Tensioni është i dukshëm nga të dy palët, ku njëra kërkon që të zhvillohen zgedhje të lira, ndërsa një pal tjetër të vijojë më rrugën e manipulimit. Zgjedhjet në Federetën Shqiptare të Futbollit kanë vdekur që në vitin 2002 kur Armando Duka është zgjedhur për herë të parë president.
Meqë përmendet shumë cështja e politikës, Armando Duka është një njeri që fal politikës duke pasur gjithë mbështetjen e pushtetit të atëhershëm, të vëllait të tij që e ka pasur deputet arriten ta rrëmbejne FSHF-në në vitin 2002. Që prej asaj periudhe zgjedhjet e lira në FSHF kanë vdekur”, u shpreh Fajon Baze ku në vijim komentoi dhe fjalorin që është përdorur nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe nga Sulejman Mema zyratri i FSHF-së.
“Nuk jam dakord me gjuhën që është përdoru nga Z. Veliaj edhe pse takimi që ai ka pasur me shoqatat ka qenë i gjithi privat. Megjithate jemi përballë një fakti që duhet ta pranojmë që Veliaj ka kërkuar një ndjesë publike për fjalët e tij.
Ndërsa gjuha e përdorur nga Sulejman Mema është akomë më e rëndë dhe me fyese në krahasim me të Veliajt.
Dhe për atë gjuhë të rëndë Mema ende sot nuk ka kërkuar një ndjesë dhe kjo tregon shumë…”, u shpreh ai.
Kujtojmë që fjalët që Sulejman Mema përdori ndaj palësh kundërshtare ishin: “Kush po ua q* ropt këtyre”.
Në fund sa i përket ndeshjeve të Kategorisë Superiore, Fatjon Baze u shpreh se Tirana me lojën e zhvilluar dhe fitoren e merituar ndaj Kukësit ka hedhur një hap të sigurtë drejt titullit kampion. /Gazeta Sport/
Zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës, ja mendimi i qytetarëve dibranë
Ndonëse ende nuk ka përfunduar procesi i deklarimit të kandidaturave zyrtare për zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë Dibër, qytetarët dibranë japin mendimin e tyre në lidhje me atë që sipas tyre do ta drejtojë bashkinë të paktën edhe për një vit. Duke qenë se dy kandidatura janë zyrtarizuar, ajo e Partisë Socialiste, Rrahim Spahiu dhe kandidatura e komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike e cila ka shpallur koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Qytetarët janë të dyzuar sa i përket fituesit për shkak edhe të përplasjeve brenda kampit opozitar.
Në orët në vijim pritet që edhe Lulzim Basha të ketë zyrtarisht kandidatin e tij për zgjedhjet e 6 Marsit në Bashkinë e Dibrës.
Mas*a dhe benza të zinj. Grupi “Hellbanianz” i artistëve matjanë “Vinz” dhe “Stealth” bën namin në Tiranë
Grupi “Hellbanianz” ka nisur xhirimet për klipin e ri në Tiranë, më konkretisht në zonën e Don Boskos.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, e gjithë zona është e mbushur me mjete të shtrenjta, më së shumti me “Mercedez G Class”.
Ndërkohë që të gjithë anëtarët e tjerë të grupit janë të gjithë në rrugë më maska, duke bërë shenjën e djallit me gishta.
Simbolikë kjo e njohur e grupit. Klipi po xhirohet por ende nuk ka një datë konkrete se kur do të dalë projekti për fansat e shumtë.
SPAK kërkon 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, seanca ndërpritet pasi…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri.
E njëjta masë është kërkuar edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Ndërkohë, ish-ministri Tahiri kërkoi pafajësi. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kërkuar 8 vite burg për ish-zyrtarët.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb. Por pavarësisht se në sallë mbahej seanca, gjyqi u ndërpre pasi u fiken dritat. Ndërkohë, seanca pritet që të rifillojë kur të vijnë dritat.
Prokuroria e akuzoi asokohe Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.
Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Prokurorja që u shkarkua sot në Dibër, bashkëshortja e kandidatit të Berishës për 6 Marsin
Belina Zeneli, prokurorja e shkarkuar ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas kërkesës së ILD, është bashkëshortja e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit në Dibër Premtim Kryemadhi.
Ky i fundit u zgjodh dje kandidat në kampin e Berishës për zgjedhjet e 6 Marsit. Ai mori 424 vota. Në garë përballë tij ishin Behar Dema dhe Dafina Muda.
Si u shkarkua Belina Zeneli
KLP njoftoi sot ka pranuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimi e Zenelit, një prej prokurorëve që kishte në dorë dosjen 184.
Nga hetimi ka rezultuar se ajo kishte zvarritur disa akte procedurale përgjatë periudhës 2013-2021. Në njoftim thuhet se veprimet e saj kanë cenuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.
Shkarkohet nga detyra prokurorja e dosjes “184” në Dibër
Është shkarkuar ditën e sotme nga detyra Belina Zeneli, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila kishte në dorë dosjen e bujshme “184“.
Shkarkimi i prokurores erdhi pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.
Nga hetimi ka rezultuar se Zeneli kishte zvarritur disa akte procedurale përgjatë periudhës 2013-2021. Në njoftim thuhet se veprimet e saj kanë cenuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.
Njoftimi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për dhënien e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” për prokuroren B.Z. e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Hetimi ndaj magjistrates nisi pas ankesës së depozituar në ILD nga Prokurori i Përgjithshëm.
Nga hetimi disiplinor që përfshiu punën e magjistrates në periudhën 2013-2021, u konkludua se veprimet dhe mosveprimet e prokurores përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.
Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013- 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese. Veprimet e magjistrates B.Z. kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia.
Ato përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, masë që u pranua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kandidon për Dibrën,Kryemadhi: Mati me 1000 vota më pak ka 1 deputet më shumë
E thashë jo pa qëllim për karrierën time. E kam nisur karrierën duke mos kapërcyer asnjë nga hallkat e karrierës. Që nga 1990 kam qenë anëtar, kryetar seksioni, sekretar, nënkryetar dege. Kam drjetuar këshillin bashkiak një mandat. Kur dyndëm shkollat me kabinete informatike. Bëmë gjëra të mira për mësuesit. Kam dhënë dorëheqjen kur kam kaluar në shërbimin civil. Ndihem i nderuar që jam këtu,. Në ato kushte të vështirë -6 dhe -8 morën rrugën dhe votuan. Demokratët e Dibrës i dhanë grushtin qeverisë në 25 prill. Jemi menaxhaur keq nga qendra. Isha 2200 vota plus nga kundërshtari. Përfaqësohemi me një deputet. Mati me 1 mijë më pak, ka dy deputetë.
Tjetër aksident në Rrugën e Arbrit. Automjeti del nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë
Në vetëm pak minuta nga aksidenti i ndodhur në rrugën e Arbrit konkretisht në afërsi të fshatit Xibër, sërish një tjetër automjet ka dalë nga rruga në këtë aks.
Një automjet Merecedez C-Klas me targa angleze ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin anësorë.
Arsyeja e këtij aksidenti mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e mjetit.
Aksident në rrugën e Arbrit. Vetura humb kontrollin dhe përplaset…
Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 12 të kësaj të hëne në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili drejtohej nga një 45 vjeçare u përplas me barrierat anësore të rrugës së Arbrit. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.
Drejtuesja e mjetit është transportuar me autoambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shënderësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht shkak dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit.
Ky është aksidenti i parë me pasoja kaq të rënda që pas hapjes së qarkullimit të automjeteve me datë 29 Nëntor të vitit të kaluar.
Efektivët e policisë rrugore e monitorojnë vazhdimisht këtë aks rrugor duke paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore gjatë lëvizjes në të.